Champions League Futboll Sport

Dybala mjafton për t’i “fikur dritat” Teatrit të Ëndrrave, Man City fiton me lehtësi ndaj Shakhtar

Juventus ka mposhtur Manchester United në Teatrin e Ëndrrave me rezultatin e ngushtë 1-0. Me këtë fitore Zonja ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit teksa tashmë ka nëntë pikë të plota ndërsa United do të luftojë me Valencia dhe Young Boys për vendin tjetër që të kualifikon në 1/8at.

Juventus e nisi shumë mirë ndeshjen. Të besuarit e Allegri-t ushtronin presion që në sulm duke mos lejuar United në asnjë moment të dilte në lojën e tij. Skuadra e Mourinho-s rreshtohet shumë mbrapa në pamundësi për t’i gjetur një përgjigje italianëve të cilët luajnë me një ritëm më të lartë se kundërshtarët. Pas disa mundësive të rrezikshme, Juventus shpërblehet për lojën e bukur në minutën e 17’ me golin e Dybala.

Pritej reagimi i United, por ai nuk erdhi. Juve nuk e humbi formën e lojës dhe vazhdoi të ushtronte trysni ndaj kundërshtarëve. Pas pushimit, situata ndryshon pasi United luan më përpara, teksa Juve mundohet të mbrojë dhe të kundërsulmojë me shpejtësi. Gjithsesi, mundësitë e pastra për gol mungojnë pasi Juve mbrohet mirë dhe nuk u lejon hapësira lojtarëve të United. Ishte Pogba ai që me pak fat mundë të kishte barazuar rezultatin, por goditja e tij nga distanca ndalet nga shtylla. Minutat e fundit nuk ndryshuan asgjë për United, që duhet të pajtohet me një humbje në Old Trafford.

Dy gola brenda pesë minutave të pjesës së parë dhe një në të dytën i kanë dhënë një fitore të rëndësishme 3-0 Manchester City-t në transfertën e vështirë ndaj Shakhtar Donetsk. Qytetarët e Pep Guardiola-s janë rikuperuar nga ajo humbje befasuese në ndeshjen e parë ndal Lyon, dhe tani janë ngjitur në krye të grupit F me gjashtë pikë.

Ishin miqtë ata që sulmuan që në fillim teksa kishin ardhur me një objektiv të qartë, tre pikët. Pas dy mundësive të mira me Mahrez dhe shyllën e pafat të David Silva, ishte pikërisht mesfushori spanjoll Silva ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 30’. Vetëm pesë minuta më pas erdhi goli i dytë i ndeshjes me Aymeric Laporte i cili shfrytëzoi më së miri krosin e Kevin De Bruyne.

Pas pushimit Qytetarët nuk e ulën ritmin. Ata vazhduan të insistonin dhe po të ishin treguar më të saktë ndeshja mund të kishte përfunduar 5 apo 6 me zero. Vendasit nuk reagojnë as në pjesën e dytë dhe pësojnë golin e tretë në minutën e 71’. Autori i golit ishte një tjetër Silva, këtë herë Bernardo.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e grupit ishte spektakolare. Sfida tjetër e grupit F ka përfunduar me një rezultat dramatik 3-3 me Hoffenheim që ka shënuar në fund të takimit ndaj Lyon duke dalë me një pikë nga sfida. Gjermanët po fitonin 2-1 në një pikë, por dy gola të shpejtë të Lyon përmbysën rezultatin. Në fund, kur dukej sikur francezët do të merrnin një fitore të rëndësishme, Hoffenheim barazon gjithçka.

Related posts

Zyrtare/ Mesut Ozil nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Q.Autor

ATLETIKË/ Zhvilloi një garë nën mesatare, Smajlaj humbet për 5 centimetra finalen e Europianit

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Ylli i Chelsea sulmon Mourinhon: Man United nuk luajti futboll

Isa.Autor

Leave a Comment