Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NUK DI TË NDALET SULMUESI SHQIPTAR/ Armando Broja vazhdon të shkëlqejë me Chelesan-U21

Sulmuesi Armando Broja po vazhdon që të bëjë paraqitje të shkëlqyera me 18 vjeçarët e Chelesat.

Së fundmi Broja ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Aston Villas, goli i tij i dha fitoren “bluve të londrës”.

Ky ishte goli i pestë për shqiptarin në kampionat, ku renditet i dyti në listën e golashënuesve, me një gol më pak se Palmer i Manchester Cityt.

Ndërkohë sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në 3 nga 4 ndeshje të zhvilluara, më konkretisht kundër Arsenal, West Ham dhe së fundmi Aston Villa, si dhe të asistojë në një prej tyre.

Kjo vijueshmëri në formë e treguar nga Broja i ka siguruar atij një vend në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë megjithëse mosha e tij është vetëm 17 vjeç. Nëse vazhdon të luajë në këtë mënyrë dhe të vazhdojë serinë e golave, Kombëtarja A do të kthehet në një realitet të prekshëm për të.

Related posts

KURRË BANAL DHE GJITHMONË PROVOKUES/ Bomberi Ibrahimovic bën urimin e çuditshëm në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

LARGIM NË JANAR APO RINOVIM? Drejtori i Bayernit sqaron të ardhmen e James Rodriguez

Delo.autor

Ozilin e “flakin” të gjithë/ Asnjëri prej kolegëve nuk mbron futbollistin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment