Futboll Sport

“COPA TË MPREHTA BETONI FLUTURUAN”/ Rrezikon jetën mjeku që shpëtoi Eriksenit pas atakut kardiak në Europian

I plagosur nga një fishekzjarre por fatmirësisht jo rëndë. Doktor Valentin Velikov, njeriu që i shpëtoi jetën Christian Eriksenit gjatë ndeshjes evropiane të Danimarkës kundër Finlandës, pa edhe një herë vdekjen me sy.

Ishte dora e Zotit atëherë që i kreu operacionet e shpëtimit me aq efektivitet dhe mjeshtëri sa të rikthejë në jete mesfushorin e Interit, duke i ndalur dorën e fatit pikërisht teksa do të priste fillin.

Edhe sot e kësaj dite ishte dora e Zotit që të parandalonte që hedhja e fuçive dhe e sendeve të mos shkaktonte dëme më të mëdha dhe lëndime fizike akoma më shqetësuese te mjeku si tek anëtarët e tjerë që ishin ulur pranë tij në stol.

Ku dhe si ndodhi ky episod? Skenari është ndeshja e kampionatit bullgar mes Cska Sofjes dhe Ludogorets (klubi për të cilin aktualisht punon doktori).

Shpërthimi i bombës së lëshuar në fushë nga tifozët vendas e lëndoi Velikovin, i cili u detyrua të kërkonte mjekim së bashku me dy persona të tjerë (përfshirë edhe sulmuesin Budinov).

Rindërtimi i fakteve ju bën të dridhura, mjafton t’i hidhni një sy historisë së shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë Ludogorets për të marrë një ide mbi rrezikun e situatës.

“Për shkak të lëshimit të fishekzjarreve dhe copave të mprehta të betonit të stolave – lexojmë – janë lënduar tre pjesëtarë tanë dhe fatmirësisht aksidenti nuk ka pasur pasoja më të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve”.

Federata Bullgare ka dënuar CSKA-në e Sofjes me një gjobë të lartë dhe skualifikim të fushës për një ndeshje (detyrim për të luajtur me dyer të mbyllura). Më shumë se një dënim i vërtetë dukej si një shuplakë. Sa për doktorin, ai u largua me një frikë të madhe.

Velikov është një nga mjekët që shpëtoi Eriksen në atë pasdite të 12 qershorit, kur teatri europian rrezikonte të shndërrohej në skenë vdekjeje për pamjet dramatike që mbërritën live.

Eriksen pësoi arrest kardiak dhe u rrëzua. Ai ra pa jetë, Kjaer dhe shokët e tij të skuadrës nxituan në ndihmë të tij. Dhe u kuptua menjëherë për të gjithë se gjendja e tij ishte e rëndë. “Papritmas nuk pati më rrahje zemre, e kthyem në kohë. Arritëm ta ringjallënim me defibrilator”, thanë mjekët e kombëtares skandinave. Mes tyre ishte edhe Velikov. Dhe ai ende dridhet mbi të…

Related posts

Milan e plotë ndaj Arsenalit, skuadra e “Djallit” kërkon të thyej tabun në Londër

Q.Autor

STATISTIKA E PABESUESHME/ “Përbindëshi” Ronaldo mposht Manchester City-n 67 me 51

Delo.autor

“E PRISJA NJË FTESË NGA TRANJERI SILVINJO”/ Ernest Muçi: Ja pse Shqipëria ia del në Poloni

F.autor

Leave a Comment