Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Nuk “nderon” vetëm SHQIPËRIA, KOSOVA arrin fitore HISTORIKE

Sot përveç Shqipërisë edhe Kosova ka shënuar fitore në futboll. Bëhet fjalë për fazën kualifikuese të kampionatit europian të 2019 për grupmoshën 17-vjeçare, ku kuqezinjtë mposhtën minimalisht rivalët e Azerbajxhanit, ndërsa Kosova ka gjunjëzuar bashkëmoshatarët e Zvicrës me të njëjtin rezultat si skuadra e Xhemal Mustedanagic. Në Qipro, Kosova U17 fitoi ndaj ekipit helvet falë golit të Valon Zymberit.

Kjo konsiderohet një fitore e rëndësishme për djelmoshat e Kosovës, të cilët premtojnë se në të ardhmen përfaqësuesja e re e Kosovës do të jetë një ekip kompetitiv në arenën ndërkombëtare të futbollit. Kosova U17 bën pjesë në grupin 5.

Related posts

DEBATI PËR FUTBOLLISTIN MË TË MIRË NË BOTË/ Pogba: “Pleshti” është mbi gjithë të tjerët…

Delo.autor

Gattuso, për merkaton: Suso nuk ikën, na duhen tre-katër përforcime…

Sadik.Autor

Neymar: Vendos une për karrierën time/ Jo babai

Sadik.Autor

Leave a Comment