Futboll Seria A Sport

ZHGËNJIMI TOTAL ME KAMPIONËT E EUROPËS/ Futbollisti 30-vjeçar “i ngec në derë”… Juventusit

Braziliani Dagllas Kosta ka rezultuar një zhgënjim te Bajerni i Mynihut, teksa është aktivizuar vetëm 614 minuta në total me kampionët e Europës.

30-vjeçari ndan thuajse të njëjtin minutazh me 17-vjeçarin Musiala, teksa vërehet qartë se Kosta nuk bën pjesë në planet e trajnerit Flik. Madje në ndeshjen e fundit ndaj Freiburgut, ai nuk gjeti hapësira as në stolin e rezervave duke përfunduar në tribunë.

Kësisoj braziliani me shumë gjasa do të largohet nga skuadra kampione, teksa një problem serioz mbetet paga e tij e lartë. Mesfushori fiton 6 milionë euro në vit. Duket shumë e vështirë që Dagllas Kosta të gjejë një klub tjetër që të përmbushë kërksat e tij financiare. Ai pritet të kthehet te Juventus në fund të sezonet, duke iu “ngelur në derë”, skuadrës italiane, e cila duhet t’i gjejë një strehim të ri atij. Premier Liga ose La Liga, mund të jenë 2 destinacionet e mundshme për 30-vjeçarin.

Related posts

RIVALË PËR TITULLIN KAMPION NË SERIE A/ Andrea Agnelli: Hëngra darkë me Zhang, biseduam për…

Delo.autor

SHKËLQEU NDAJ UEST HEMIT/ Broja sfidon Sitin e Guardiolës

Delo.autor

SFIDA NDAJ ROMËS/ Gola në skadencë, Ibrahimovic dhe Kessie shqetësojnë Milanin

Delo.autor

Leave a Comment