Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ Kërkojnë largimin e Lopetegui, tifozët e REALIT duan rikthimin e “gjeniut”

Ndërkohë që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez sponsorizon rikthimin e portugezit Jose Mourinho në Madrid, tifozët e Real nuk harrojnë italianin Carlo Ancelotti. Ekipi nga “Bernabeu” i udhëhequr nga Julen Lopetegui, po përjeton një periudhë shumë të vështirë, ndaj dhe të shumtë janë tifozët që kanë kërkuar shkarkimin e ish-teknikut të përfaqësueses së Spanjës, ndërsa disa prej tyre madje kanë përzgjedhur edhe kandidatin e tyre të preferuar për zëvendësim, pikërisht teknikun Italian Ancelotti.

Carlo Ancelotti ka mbetur në zemrat e tifozëve të Real Madrid. Nuk është e vështirë ta imagjinosh, pasi trajneri aktual i Napolit është ai që pas një pritje shumë të gjatë riktheu trofeun e Champions League në “Bernabeu”, dhe jo një trofe çfarëdo, por të 10-in. Prandaj, duke marrë shkas edhe nga pozitat e vështira të Real Madrid, nuk është çudi që disa tifozë kërkojnë largimin e Lopeteguit dhe zëvendësimin e tij nga Ancelotti, me komente e postime në rrjetet sociale me përmbajtje: “Rikthehu në Madrid”, “Do të presim për ty në aeroporin Valdebebas”, “Nuk e ke idenë sa sa shumë na mungon, gjeni”.

Related posts

Kur Ibra duket shumë ‘i vogël’ (Foto)

Sadik.Autor

LAZIO – JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” për fitore, Lazio kërkon… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DO TË JETË PJESË E KAMPIONATIT TË BURGUT/ Por shikoni limitin e veçantë që i vendosin Ronaldinhos

Delo.autor

Leave a Comment