Boks Sport

E PABESUESHME/ Komisioni i Sportit në Nevada nis hetimet pas SHERRIT BRUTAL, Khabib rrezikon të… (VIDEO)

Eventi UFC-229 nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, por me një sherr masiv brenda e jashtë kafazit, që detyroi organizatorët të mos zhvillojnë ceremoninë e zakonshme të dorëzimit të gjerdanit për fituesin, që ishte rusi Khabib Nurmagomedov. Ishte pikërisht fituesi ai që u bë protagonist për keq pak sekonda pasi mundi me “submission” Conor McGregor, duke kërcyer jashtë kafazit dhe nisi sherrin me stafin e irlandezit.

Kjo solli një përleshje masive, ku u përfshinë të dyja stafet e fansat që ishin aty pranë, madje disa persona nga stafi i Khabib goditën me grushta pas shpine McGregor. Sherr në kafaz e jashtë saj, ku ndërhynë forcat e rendit dhe ata të sigurisë. Një situatë kaotike që ka befasuar të gjithë, aq sa presidenti i UFC-së, Dana White refuzoi t’i vendoste në brez pas duelit gjerdanin sportistit fitues, që tashmë rrezikon shumë.

Komisioni i Sportit të Nevada, ka deklaruar se ka çelur hetimet për këtë incident dhe ai që rrezikon më shumë është Khabib Nurmagomedov. Pas duelit, gjyqtaria komunoi se rusi është fitues i duelit, por gjërat mund të ndryshojnë pas hetimeve. Masa e parë që Komisioni i Sportit në Nevada ka marrë është mosdhënia e shpërblimit që është miratuar për fituesin, shuma prej 2 milionë dollarësh. Por masat mund të jenë të tjera në vijim, me Khabib që tashmë rrezikon edhe titullin kampion. “Ajo që ndodhi është një turp“, tha Bob Bennett, shefi i Komisionit të Sportit në Nevada.

 

Related posts

SKANDALI/ Peter Crouch kujton historinë e vështirë tek Liverpool me gruan e…

Isa.Autor

DE LIGT NJË HAP LARG SERIE A/ Juventus gati t’i paguajë talentit holandez shifrën…

Delo.autor

ISH-MBROJTËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Nemanja Vidic: Ai mund të bëhet më i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment