Futboll Seria A Sport

GOL DHE AUTOGOL/ Ish-lojtari i INTERIT dhe MILANIT vendos një REKORD unik në Serinë A (VIDEO)

Ndeshja e orësh 12:30 e Serisë A, Frosinone-Empoli, ka dhuruar gola, spektakël dhe një rekord unik. Takimi është mbyllur në barazim 3-3, me vendasit që kanë humbur një rast të mirë për të marrë fitoren e parë në këtë kampionat.

Gjithsesi, kjo ndeshje ka hyrë në histori për shkak të rekordit të vendosur nga Matias Silvestre, mbrojtës i Empolit. Argjentinasi, ish-lojtar i Sampdorias, Inter dhe Milan, ka ndihmuar kundërshtarët të kalojnë në avantazh me një autogol dhe më pas ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm për ekipin e tij.

Nuk është hera e parë që i ndodh, duke parë se sezonin e kaluar, kur ishte në radhët e Sampdorias, ka qenë autor i një autogoli dhe një goli në të njëjtën ndeshje, por kundër Undineses. Bëhet fjalë për një rekord të vërtetë, duke parë se asnjë lojtar aktual i Serisë A nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

Related posts

GATI TA MBANTE NË KRAH/ Fitore mes drithërimave, verpimi i lojtarit të ANGLEZ bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Isa.Autor

HABIT Ish-lojtari i Milanit: Super Ligën e shpika unë 8 vite më parë

Delo.autor

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Nuk i duroi dot fyerjet në rrjetet sociale, vret veten sportistja 22-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment