Futboll Premier League Sport

ROONEY “FLAK” RONALDON: Ja SKUADRA dhe FUTBOLLISTI më i mirë në botë

Pavarësisht ndarjes së dhomës së zhveshjeve disa vite me Cristiano Ronaldon, sulmuesi i njohur anglez, Wayne Rooney, e bëri të qartë se cili është më i miri në botë për të. Fjala është për Lionel Messi, yllin argjentinas të Barcelonës.

Lojtari i DC United dha një intervistë për “The Sun”, ku nënvizoi: “Messi bën pak nga gjithçka. Ju mund ta shihni atë që nga shënimi i golave deri te një mesfushor i pastër. Pra, ai është ndoshta më i miri”.

Nga ana tjetër, Rooney theksoi se Cristiano Ronaldo ka ndaluar të jetë një lojtar ofensiv krahu dhe është bërë më sulmues: “Në vend që të përballet me rivalët gjatë gjithë kohës, ai luan në zonë dhe shënon gola”.

Rooney, gjithashtu, kujtoi rastet në të cilat luajti kundër Barcelonës së Pep Guardiolës, e cila i mposhti ata në dy finalet e Ligës së Kampionëve. Në këtë pikë, ai shtoi: “Nëse këto ndeshje do të ishin kundër ndonjë skuadre tjetër, përveç Barcelonës, do të kishim ëndërruar fitimin e tyre.

Në sytë e mi, Barça është skuadra më e mirë në histori dhe Leo Messi është lojtari më i mirë. Ajo që bën ai është e pabesueshme. Messi, thjesht ka pak gjithçka”.

Related posts

Ronaldo, sportisti më i famshëm në tokë, LeBron James dhe Leo Messi janë pas tij…

Sadik.Autor

ALLEGRI NUK E BËN DRAMË/ Modric me “Topine Artë” vetëm e RRIT motivimin e Ronaldos

Isa.Autor

FUTEN NË FUQI NGA KONGRESI I BORDIT NDËRKOMBËTAR/ Ja 8 rregullat e reja të futbollit

Delo.autor

Leave a Comment