Futboll Seria A Sport

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Galliani: Kur isha në terapi intensive kam menduar vetëm për një gjë…

Gjatë mbrëmjes së AC Monza Christmas Talent, administratori i deleguar i Monza-s, Adriano Galliani, është kthyer të flasë për objektivin Serie A gjithmonë në mendjen e tij edhe në momentet më të rënda, si ato të kaluar në terapi intensive në muajt e kaluar.

“Serie A është një ëndërr e madhe që do ta arrijmë. Kur isha i intubuar, truri funksiononte dhe mendimi im i vetëm ishte Monza, Krishtlindje të mbara bardhekuqe të gjithëve”, kanë qenë fjalët e Galliani-t.

“I adhuroj këto ngjyra. Falë Presidentit Berlusconi nuk mungojnë burimet. Realizojmë një ëndërr me Monzello-n: nga 1 korriku 2022 do të kemi 7 fusha të tjera stërvitore, 11 dhoma zhveshjesh dhe të gjitha skuadrat do të stërviten në qendrën sportive.

“Për të fituar duhet krijuar një atmosferë e veçantë mes drejtuesve, trajnerit dhe lojtarëve. Këto janë tre përbërës thelbësor. Nëse nuk krijohet një lidhje e fortë, nuk fiton, të paktën kjo është eksperienca ime”, ka përfunduar ish-drejtuesi i Milan-it.

Related posts

FLET LEGJENDA E LIVERPOOL/ Shaqiri ishte “basti” më i mirë i Jurgen Klop-it

Isa.Autor

PROJEKTOI SUKSESIN E PADISKUTUESHËM NË FORMULA 1/ Wolff: Pas 8 vitesh në majë, mund të largohem nga Mercedes

Delo.autor

BOTËRORI 2018, formacionet zyrtare Rusia – Arabia Saudite

Sadik.Autor

Leave a Comment