Futboll La Liga Sport

FENOMENAL/ MESSI dhe “rrethi i artë” i tij; Një emblemë për historinë e La Ligas

Quajeni “rrethi i artë” i Leo Messit. Real Madrid, Atletico, Valencia, Villarreal, Betis, Espanyol, Eibar, Levante, Leganes, Rayo Vallecano, Huesca … Dhe kështu, është pothuajse e plotë lista e 19 ekipeve të La Liga-s, me të cilët ylli argjentinas do të përballet (si pjesë e Barcelonës) këtë sezon. Statistikat tregojnë se Leo është lojtari, që ka shënuar më shumë gola në historinë e La Liga-s ndaj të gjitha skuadrave aktuale të kampionatit spanjoll.

Dhe kjo është diçka nga një botë tjetër, një tjetër planet… “La Pulga” duket se “noton” mes tokësores dhe galaktikes, duke u krahasuar përherë me gjenitë. Argjentinasi është tashmë golashënuesi më i mirë kundër… 11 klubeve. Më shumë se gjysmës së atyre, që përbëjnë La Liga-n këtë sezon.

Por gjëja nuk përfundon këty. Kjo, për shkak se Leo ka edhe pesë skuadra të tjera për “t’i xhiruar”, shifra të përballueshme për argjentinasin në çdo ndeshje. Kështu që mund ta përfundojë këtë kampionat, duke u bërë “bisha e zezë” e 16, nga 19 skuadra të La Liga-s.

Sevilla, një “viktimë” tjetër? Këtë të shtunë, Messi mund të shtojë një ekip të ri, në koleksionin e “viktimave” të tij. Mund të bëhet edhe futbollisti, që i ka shënuar më së shumti Sevilla-s. Për momentin, 24 gola e zbukurojnë rekordin e tij, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo (25). Por, këtë mbrëmje, në “Camp Nou”, argjentinasi mund ta barazojë, ose ta tejkalojë portugezin. Hispanikët janë, në fakt, “viktima” e preferuar e Leos. Shfaqjet e tij me Barcelonën, kundër Sevilla, zakonisht janë plot gola: 6 dopieta dhe një “hat-trick”, përveç 9 ndeshjeve të tjera, ku ka shënuar nga një gol.

Disa nga performancat më të mira të Messit në La Liga kanë qenë kundër Valencias dhe Espanyol. Të dyja ekipet e kanë vuajtur shumë efektivitetin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Argjentinasi nuk fal. Ndaj të dyja ekipeve në fjalë, Messi ka shënuar “poker” në një ndeshje. Kjo ndodhi në sezonin 2011-2012, java e 24-t dhe e 37-të. Por ka më shumë. Sepse në dy raste, ai ka realizuar “hat-trick” ndaj secilit prej tyre.

Eibar është klubi tjetër në La Liga-n aktuale, që ka pësuar katër gola nga Messi në një ndeshje. Ylli argjentinas e bëri këtë në javën e 5-të të sezonit të kaluar. Me ritmin e “hat-trick”, Messi ka luajtur edhe në “El Clasico”. Argjentinasi, me 18 gola, tashmë është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Real Madridit në historinë e klubit. Kjo ilustron paraqitjet e tij mbesëlënëse në sfida të rëndësisë së madhe: dy “hat-tricks” në “El Clasico”, kundër rivalit të përjetshëm. Njërin e arriti në “Camp Nou”, në sezonin 2006-2007, ndërsa tjetrin në “Santiago Bernabéu”, në sezonin 2013-2014.

Por, ka edhe më shumë. Sepse ai i ka “masakruar” të bardhët me tri dopieta. E fundit, në sezonin 2016-2017, kur la një imazh për t’u kujtuar, një fotografi për historinë. Argjentinasi shënoi në “Bernabeu” në minutën e 92-të, duke hequr fanellën nga gëzimi dhe treguar atë nga tifozët madrilenë.

Related posts

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Gola dhe luftë sportive, mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana” (VIDEO)

Delo.autor

Pakt mes Milan dhe Mendes, vendoset e ardhmja e Andrè Silva

Isa.Autor

“FORCA VJEN NGA…”/ Bomberi Kuliarela në superformë, sekreti quhet… Debora (FOTO)

F.autor

Leave a Comment