Futboll Seria A Sport

Saki analizon derbin: Ja kujt duhet t’i besojë Gatuzo, këto ndeshje janë për…

Forma dhe ecuria e ekipeve premtojnë shumë për ndeshjen e nesërme, por sipas Arrigo Sakit, kush kërkon fitoren, duhet të mos ketë frikë. Në analizën e tij, ish-trajneri ka theksuar:

“Nuk bëj dot parashikime sepse nuk njoh formën e lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaret. Interi ka më shumë individualitete cilësore, ndaj nëse kuqezinjtë kërkojnë fitoren, duhet t’i parakalojnë rivalët me lojë grupi dhe soliditet. Zikaltrit vuajnë në fazën pa top, ndaj Gatuzo duhet t’i besojë paparashikueshmërisë së Susos dhe instinktit të Higuainit, pacaka se edhe Interi ka një ‘vrasës’ përpara si Ikardi.

Derbit janë ndeshje për burra dhe nëse dikujt i dridhen këmbët bën mirë të mos zbresë në fushë. Frika i vret të tilla përballje dhe spektaklin që ato ofrojnë. Pritshmëritë janë të mëdha sepse ekipet kanë ecuri të mira dhe ky është momenti ideal për një sfidë të tillë”.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel thumbon Ferrarin: Më larguan pa më pyetur, nuk ditën të menaxhojnë asgjë

Delo.autor

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Nga Kallaku te Hebaj e Sabien Lilaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment