Sport Të tjera

FITORJA NDAJ McGREGOR/ Vjen reagimi i babait të Khabib: Do ta ndëshkoj rëndë djalin tim

Në eventin UFC-229, Khabib Nurmagomedov e mbajti fjalën, duke realizuar atë që kishte premtuar, ta mposhte Conor McGregor dhe të mbronte titullin kampion.

Por ngjarjet kaluan përtej pritshmërisë dhe incidenti që ndodhi pas duelit, me rusin që kërceu jashtë kafazit, duke nisur një sherr masiv ishte pjesa tjetër e medaljes, ajo e shëmtuara.

Khabib pranoi fajin dhe kërkoi falje, madje duke thënë: “E di që babai im do të më “vrasë” kur të shkoj në shtëpi për këtë gjest që kreva”.

Khabib Nurmagomedov ka mbërritur sot në Dagestan, vendlindjen e tij, ku u prit si hero e mes njerëzve që e shoqëronin ishte edhe babai I tij, Abdulmanap Nurmagomedov, që e ka kritikuar kampionin e botës.

“Do ta ndëshkoj rëndë, më shumë se sa vetë UFC-ja. E kisha paralajmëruar. Për mua, disiplina është e para. Në kafaz mund të bësh çfarë të duash, jashtë tij duhet të jesh i edukuar, pasi ka civilë, fëmijë, gra”, tha babai i sportistit rus.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Shënohet një gol spektakolar vetëm në javën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ MESSI merr telefonin, në orët e ardhshme do të vijë “bomba” e merkatos

Isa.Autor

MAN UNITED DUHET TË FESTOI/ 26 vjet më parë, “DJAJT” e nisën me tri pikë në tri ndeshje, por FITUAN…

Isa.Autor

Leave a Comment