Formula 1 Sport Të tjera

MERCEDES NË ANKTH/ Wolff: Ja kush e fiton këtë botëror të Formula 1

Botërori 2020 në Formula 1 është në prag. Gara e parë është më 5 korrik në Austri, aty ku Mercedes konsiderohet edhe një herë si favoritja kryesore për titullin kampion. Gjithsesi, drejtori sportiv i makinës gjermane, Toto Wolff, shprehet se nuk ka asgjë të sigurt në këtë botëror, që nis me shumë pikëpyetje.

“Koronavirus dhe kalendari i ri na kanë vënë përpara disa sfidave që nuk dihet se si do të përfundojnë. Mendoj se besueshmëria e makinës do të jetë thelbësore në garat e para. Makinat do të jenë pak a shumë si në Australi, kemi pak informacion dhe çdo sesion do të jetë i rëndësishëm për të mbledhur të dhëna”, tha Wolff.

“Ky kalendar i reduktuar është një sfidë për të gjithë. Mendoj se titullin do ta fitojë jo vetëm makina më e shpejtë, por ajo që do të ketë një paketë aerodinamike më të besueshme. Vjet Ferrari kishte motorin më të fuqishëm, këtë vit nuk i kemi parë ende në garë. Gjykimi real do të vijë pas disa garash”, tha Wolff.

Related posts

“EJA TEK ATLETICO MADRID”/ Joao Felix thërret yllin e Portugalisë pas Kampionatit Europian, ja emri…

Delo.autor

Mbrojtësi i kombëtares U-21/ Ardit TOLI firmos me ekipin e AOX Kissamos në Greqi

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE UL SIPARIN/ “Djajtë e Kuq” dhe Chelsea shkojnë në Champions, Vardy fiton “Këpucën e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment