Futboll Premier League Sport

MILANI FËRKON DUART/ Ramsey pranë “divorcit” me Arsenalin, pritet që në JANAR…

Arsenal duhet ta bëjë kapiten Aaron Ramsey dhe të bëjë gjithçka për të mos e lënë të largohet nga klubi, sipas ish-mesfushorit të Topçinjve, Jack Wilshere. Ramsey ka 10 vite tek Arseanl pasi iu bashkua nga Cardiff si adoleshent, por ai është në sezonin e fundit të kontratës dhe nuk është afër rinovimit.

Ai mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, dhe Wilshere, i cili tani është te West Ham, mendon se Unai Emery dhe klubi po bëjnë një gabim të madh.

“Ai është rritur shumë si lojtar tek Arsenal,” shprehet Wilshere për Inslignton Gazette. “Ai është një lojtar që i duhet klubit, të gjithë e kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë.

“Për mendimin tim ai është kapiteni i ardhshëm i Arsenal. Unë e di që ai e do klubin. Është e vështirë të komentoj pasi nuk jam aty, por e di që është një lojtar i madh dhe po të ishte për mua do ta mbaja me çdo kusht.”

Related posts

LARGIMI I SHALAND/ Legjenda e Interit mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

Delo.autor

Manchester City ecuri të ‘frikshme’ në kampionat, por ja me cilin ekip e ka vendosur rekordin Guardiola

Q.Autor

LEIPZIG-PSG/ Paralajmërimi i Wijnaldum: E kemi parë sa e vështirë është, do të duhet të luftojmë

Delo.autor

Leave a Comment