Futboll Sport

ZBARDHET TAKIMI I MINISTRES ME FSHF/ Besa Shahini: Dhuna në sport shfaqet në shumë drejtime, ku…

Në ambientet e hotel “Tirana International” u mbajt dje takimi ndërmjet Ministres së Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, zv.ministrit Kostandin Shkurti, si dhe të gjitha federatave sportive në Shqipëri.

Captureads

Ky takim kishte si qëllim kryesor luftën dhe parandalimin e dhunës në sport, iniciativë e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë pas disa ngjarjeve të dhunshme të ndodhura në Superligën e futbollit. MASR ka gati ndryshimet e legjislacionit për zhvillimin e sportit. Kërkohet që të ketë ndëshkim me burg për të gjithë ata që bëhen protagonistë të shfaqjeve të dhunës në çdo lloj aktiviteti sportiv.

Duka

“Dhuna në sport është fenomeni më i keq për vetë mesazhin që përcjellin aktivitet sportive, të cilat kanë në thelb paqen dhe bashkimin e njerëzve. Ky fenomen është i përhapur kudo, jo vetëm në Shqipëri dhe është detyra e secilit prej nesh që të bëjmë më të mirën për përmirësimin e kësaj situate dhe ta kthejmë sportit ashtu siç duhet të jetë, një zbavitje”, tha ministrja Shahini, e cila më  pas shtoi:

“Ndonëse Forcat e Rendit kanë qenë të pranishme, përsëri kemi pasur situata dhune që nuk kanë arritur të frenohen. Dhuna në sport shfaqet në shumë drejtime, ku kemi pasur dhunë ndërmjet sportistëve, dhunë ndërmjet tifozëve në tribuna, dhunë në sektorë të ndryshëm ku janë përfshirë drejtues apo presidentë klubesh, apo dhunë fizike të ushtruar ndaj arbitrave. Vetëm gjatë vitit të fundit kemi pasur shumë raste dhune, si në Korçë, në ndeshjen e futbollit ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit.

besa shahini

Në Fushë-Krujë kur u sulmuan futbollistët e Skënderbeut, si dhe rasti i fundit që ishte edhe nxitës për këtë nismë që kemi ndërmarrë, ai i ndodhur në Kamzë, ku u sulmua arbitri, si dhe në Tiranë në ndeshjen ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit”. Në fund, Shahini u shpreh se janë propozuar ndryshimet në kodin penal për të gjithë shkelësit, gjë që do të sjellë reduktimin e këtij fenomeni:

“Në këtë kuadër, MASR, në bashkëpunim me Ministrinë e Rendit, ka ngritur një grup të përbashkët pune për të gjetur të gjitha masat e nevojshme ligjore që duhen ndërmarrë në lidhje me parandalimin e këtij fenomeni. Konkretisht, kemi propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, që do të sanksionojë ushtrimin e çdolloj forme të dhunës”.

Related posts

Vajza të dashuruara me boksin…

Sadik.Autor

MAHNIT SËRISH TIFOZËT/ Shikoni mënyrën perfekte se si Messi e kontrollon topin

F.autor

NJË SKANDAL TJETËR GODET FRANCËN/ I përfshirë edhe Griezmann, Dembele tallet me japonezët: Shiko çfarë fytyra të shëmtuara kanë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment