Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kaos në Vlorë: Shënon Torasa, por gjyqtari e anulon për prekje të topit me dorë (VIDEO)

Luhet në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida e javës së 10-të në Kategorinë Superiore, mes Flamurtarit dhe Teutës. Pas fitores me Tiranën, ekipi i Dajës dëshiron të vazhdojë një ecuri të mirë, për të mos iu shkëputur më shumë kreut të renditjes.

Nga ana tjetër, Teuta e Bledi Shkëmbit shkon në Vlorë me synimin për të bërë mirë edhe në transferta, e jo vetëm në shtëpi. Të dyja ekipet gjenden në të njëjtën kuotë pikësh në klasifikim, me nga 14.

LIVE | Flamurtari-Teuta 1-1

GOL: Alvesh 25′ / Progni 34′

KOMENTI LIVE

93’ Shënon Torasa, por gjyqtari Hamiti e anulon për prekje të topit me dorë, kur ka marrë topin.

91’ Largohet Progni, futet Vecaj.

90′ 3 minuta shtesë.

89’ E pabesueshme çfarë humbet Teuta. Latif lë një top për Gjeorgjevskin, por ky i fundit godet jashtë kuadratit.

85’ Largohet i dëmtuar Traore. Vendin e tij e zë Beqja.

80’ Tjetër ndërrim te vlonjatët. Hyseni i lë vendin Mustafës.

77’ Daja vazhdon të jetë tepër i revoltuar me gjykimin. Tani kapet edhe me arbitrin e katërt, Olsid Ferataj.

76’ Ndërrimi i parë i Dajës. Nxjerr Alveshin nga fusha e lojës, futet Ribaj.

72’ Nervozizëm mes lojtarëve në fushën e lojës, pas një faulli në mesfushë. Daja tepër i revoltuar.

70’ Traore kroson nga goditja e dënimit, topi shkon rrezikshëm drejt portës, Koliçi nxjerr në goditje këndi.

64’ Provon me të majtën Avdyli nga goditja e dënimit, por mbi traun e portës.

63’ Goditje dënimi pranë zonës së vlonjatëve, teksa Musta pengon Prognin në vrapim e sipër. Gjyqtari Hamiti nuk fal as mbrojtësin, teksa e ndëshkon me të verdhë.

60’ Gjeorgjevski provon që nga krahu i majtë, me një goditje direkte, por Koliçi kontrollon pa problem.

59’ Tjetër karton i verdhë për vlonjatët. Tani Alvesh ndëshkohet për një faull ndaj Sidibe.

58’ Karton i verdhë edhe për Bathën, për një ndalim që i bën Traores.

52’ Bicaj dhe Shkalla dëmtohen të dy, teksa dyluftojnë ndaj sulmuesit Bushiç.

51’ Progni provon me të djathtën nga jashtë zone, por Koliçi në pozicion kontrollon gjithçka.

49’ Karton i verdhë për Torasën, pas një loje të rrezikshme ndaj Osmanit në mesfushë.

46’ Nis pjesa e dytë në Vlorë. Shkëmbi e nis me një zëvendësim, Avdyli në vendin e Kallakut.

Mbyllet pjesa e pare. Flamurtari-Teuta 1-1

46’ Përsëri rrezikojnë vlonjatët, top i gjatë nga rivënia anësore, topi shkon tek Torasa brenda zone. Argjentinasi godet, por Hidi kontrollon.

46’ Rast i mirë për Hysenin, me një top që i vjen brenda zone, por goditja e tij bllokohet në fund nga mbrojtja durrsake.

45′ 1 minut shtesë.

38’ Faull në sulm ndaj Siljanovskit, Progni ndëshkohet me karton të verdhë.

34’ GOOOL Progni realizon një gol fantastik nga goditja e dënimit, teksa kalon topin poshtë murit të mbrojtjes, dhe shtang Koliçin, i cili për fat të keq nuk ka Brozoviçin, që të shpëtojë topin poshtë murit.

33’ Veliu shkakton faull ndaj Latif, por në limitet e hyrjes së zonës së rreptësisë. Durrsakët duan penallti, por Hamiti akordon vetëm goditje dënimi.

32’ Kundërsulm i vlonjatëve, Torasa ka topin në këmbë, kërkon të shërbejë një harkim të gjatë për Alvesh, por Hidi del e kontrollon gjithçka.

25’ GOOOOL Alvesh shënon për Flamurtarin, pas një skeme mjaft të bukur të vlonjatëve.

23’ Faull për Teutën, krosimi në zonë shkon tek Shkalla. Mbrojtësi godet me kokë, por topi vetëm pak mbi traun e portës.

18’ Musta kroson nga e majta për në qendër të zonës, Hyseni është gati të godasë portën, por Ndreca në momentin e fundit largon topin për në rivënie anësore.

13’ Batha shkakton faull ndaj Sidibe në mesfushë, gjyqtari Hamiti e këshillon.

12’ Faull për vlonjatët pranë zonës së Teutës, e merr përsipër Veliu, por topi mbi traun e portës.

10’ Top i gjatë për Alveshin, braziliani kalon edhe portierin Hidi, por anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje.

8’ Progni niset nga e majta, por është Veliu ai që e mbyll, duke çuar topin në rivënie anësore.

5’ Goditje dënimi për Teutën, provon Traore me të majtën, por muri mbrojtësi devijon topin.

1′ Nis ndeshja në Vlorë

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Real Madrid. Rezultati 0-0

Delo.autor

“Çmenduria” e Rakitiç, ndaj Anglise luajti i sëmurë me 39 gradë temperaturë

Isa.Autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Keidi Bare starton titullar, Ancelotti kërkon të ruajë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment