Futboll Seria A Sport

HUMBËN DERBIN/ Ministri Salvini ironizon me skuadrën e tij të zemrës (FOTO)

Ministri i Brendshëm i Italisë është një tifoz i spikatur i Milanit, por duket se humbja në derbi, ashtu si të gjithë kuqezinjtë, e ka zhgënjyer pa masë edhe Matteo Salvinin.

Kjo është shfaqur qartë në një replikë në rrjetet sociale të Milanit, ku Salvini nuk e kursen ironinë me skuadrën e tij të zemrës, që për hir të së vërtetës luajti shumë keq mbrëmjen e të dielës në derbi.

Klubi i Milanit njoftoi në Instagram se është hapur fushata e shitjes së biletave për sfidën Milan-Juventus, ndërsa ministri italian ishte ndër të parët që komentoi, duke ironizuar me ndeshjen e kuqezinjve ndaj Interit.

“A është e parashikuar një gjuajtje në portë për çdo pjesë, nga ana e Milanit?”, ishte pyetja ironike që bënte Salvini, referuar derbit, ku futbollistët e Milanit nuk shqetësuan thuajse asnjëherë portën e Handanoviç.

Related posts

“AI ËSHTË I…”/ Hachimi i befasuar nga Messi jo mbi talentin dhe mentalitetin por për diçka që nuk e priste

Delo.autor

“JANË TË PARAKOHËSHME”/ Bomberi Lukaku ngulmon se nuk i meriton krahasimet me CR7

Delo.autor

BURNLEY-MANCHESTER CITY/ Aguero “ndëshkon” disi me “fat”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment