Basketball Sport Të tjera

NBA/ Rondo pranë rikthimit te Lakers, objektiv edhe ylli i Brooklyn

Basketbollisti 35-vjeçar Rajon Rondo (sezonin e fundit me Atlanta dhe Clippers) është pranë rikthimit te Lakers (luajti në vitet 2018-2020). Mediat amerikane konfirmojnë se edhe pse lojtari kaloi te Memphis një muaj më parë, pjesë e një shkëmbimi lojtarësh me Clippers, ai pritet të firmosë për ekipin kalifornian një kontratë 1-vjeçare.

Një tjetër basketbollist që pritet të kalojë te Lakers ditët në vijim është edhe 33-vjeçari DeAndre Jordan. Ai ka edhe dy vite kontratë me Brooklyn Nets, por palët po punojnë për një zgjiedhje konsensuale të saj. Sipas “Bleacher Report”, për lojtarin po interesohen Lakers, si një përforcim me vlera në garën për titullin në NBA.

Related posts

“TITULLIN DO E FESTOJMË ME TIFOZË”/ Refik Halili: Jemi stërvitur fshehurazi, ja trajneri më i mirë që kemi pasur

Delo.autor

E BUJSHME/ Pritet të largohet nga Skënderbeu nëse nuk hiqet dënimi, ja e ardhmja e Ilir Dajës

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja ndryshimet fizike më tronditëse të sportistëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment