Futboll La Liga Sport

HUMBËN TURPSHËM/ Ramos reagon pas akuzave që ka SHKELUR Sterling (VIDEO)

Sergio Ramos ka reaguar më në fund për kritikat dhe akuzat që ju bënë pas ndeshjes me Anglinë në Sevijë. Mbrojtësi spanjoll u kritikua pasi në një video të publikuar në rrjetet sociale nga tifozët dukej sikur kishte shkelur mbi këmbën e Rahem Sterling që ishte i shtrirë në tokë. Tifozët nuk nguruan që ta kritikonin dhe të kërkonin ‘drejtësi’ për veprimin e yllit madrilen. Pas të gjitha kritikave, kapiteni i ‘La Roja’ ka reaguar përmes një video-statusi të publikuar në profilin e tij në “Twitter”, karshi të cilit shkruan: “Asgjë më shumë për të thënë”. Duke lënë të nënkuptohet qartë që ai nuk e ka shkelur aspak këmbën e lojtarit anglez të Manchester City-t, siç shihet në videon që 32-vjeçari e ka ndarë në rrjetet sociale.

Kjo është hera e tretë që tifozët britanikë e sulmojnë futbollistin spanjoll, që pas incidentit që ndodhi me Mohamed Salah në finalen e Champions League, zhvilluar në Kiev. Ai u vërshëllye edhe në përballjen e parë që Spanja fitoi në ‘Wembley’, gjithashtu në sfidën e kthimit në Sevijë, që u fitua nga ‘Tre Luanët’ me rezultatin 2-3.

Related posts

E BUJSHME TEK KOMBËTARJA BRAZILIANE/ Ja vendimi befasues që merr Trajneri Tite për Neymar

Delo.autor

FOTO/ Negocitata finale për Coutinhon

Q.Autor

E RRALLË/ Çudia në formacionin italian, pa asnjë lojtar të Juves pas 20 viteve

Isa.Autor

Leave a Comment