Futboll Seria A Sport

Icardi, fytyra e dyfishtë ndaj Milanit: 5 gola në 4 derbet e fundit, 0 në 7 të parët

Mauro Icardi është përfundimisht njeriu i momentit tek Interi, pasi vendosi për herë të fundit derbin e Madoninës kundër Milanit. Një derbi që dukej i destinuar të mbyllej në barazim pa gola. Por, marrëdhënia e tij me përplasjen e ethshme të Milanos nuk ka qenë gjithmonë aq idilike.

Në historinë e tij kundër Milanit, si lojtar zikaltër (me Sampdorian ai luajti vetëm një herë kundër kuqezinjve, duke mbetur thatë), Icardi ka luajtur njëmbëdhjetë derbi, nga sezoni 2013-2014 deri në atë të mbrëmshmin.

E pra, deri dy vite më parë, kundër Milanit, Mauro Icardi ishte “i përndjekur”, ndërsa ka shënuar pak a shumë rregullisht ndaj Juventusit. Në shtatë derbet e para kundër Milanit, Mauro Icardi nuk shënoi dot asnjë gol. Por jo vetëm kaq: ai shpesh luajti keq, duke çuar dëm edhe një penallti në humbjen 3-0 të sezonit 2015-2016.

Çdo gjë ndryshoi dy vite më parë, kur në derbin e Madoninës, që përfundoi 2-2, Icardi shënoi golin e çastit për 2-0, praktikisht në një zonë të zbrazët, i asistuar nga i zakonshmi Ivan Perisic. Që nga ai moment është një Icardi i ri, që ua ka marrë dorën ndeshjeve kundër Milanit. I famshëm “hat-trick”-u i sezonit të kaluar dhe goli me kokë i mbrëmjes së kaluar e ka dërguar në katër, shifrën e golave ​​të tij në katër derbet e fundit. Goxha mirë.

Ishte një ndeshje e veçantë për Icardi mbrëmë. Pas bilbilit të trefishtë të gjyqtarit, kapiteni i Interit shkoi të përqafonte gruan e tij, Wanda Nara, që po lumturohej në shoqërinë e djemve të saj. Një përqafim romantik, bëri që Mauro Icardi të qante, ndaj u shfaq në intervistat pas ndeshjes me sy të kuq dhe me një zë të thyer. “Duke e pasur atë në anën time do të thotë shumë për mua, – tha argjentinasi për bashkëshorten dhe agjenten e tij, Wanda Nara. – Gjithmonë e kam ndjerë mbështetjen e saj, në kohë të mira dhe të këqija”.

Related posts

MOMENTI PREKËS/ Manaj i dhuron fanellën në fundin e ndeshjes, tifozi nuk përmbahet dhe…

Isa.Autor

LIVE/ Juventus-Ajax, van de Beek barazon shifrat për holandezët

Delo.autor

“EURO 2020″/ Përballja Angli-Gjermani shkon 2.2 miliardë euro. Vlera e ekipeve…

Delo.autor

Leave a Comment