Futboll Shqipëri Sport

Ish-sekretari Prodani: Panuçi po bën rinovime, i duhet kohë. Ja e vërteta me taksat e FSHF-së

I ftuar ditën e sotme në “Ora News”, ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, ka folur për temat e nxehta të trajnerit të Kombëtares, si edhe për debatin e ditëve të fundit, për faktin se deklarimet e pagave të futbollistëve janë qesharake.

PANUÇI – “Nuk dëshiroj të bëj më komente, pasi Kristian Panuçi provoi disa futbollist të rinj në miqësoren ndaj Jordanisë. Media është kritike. Panuçit i duhet dhënë kohë. Ndaj Izraelit fituam. Fati është gjithmonë në futboll. Ky është një trajner që po rinovon. Nuk dihet nëse ky rinovim do të jetë i mirë 100%. Ky rezultat nuk duhet të shikohet me këtë sy kritik. Nuk e dimë se sa kohë FSHF i ka dhënë Panuçit për të marrë rezultate. Teknicienët e Federatës duhet të zbulojnë se a duhet më mirë një vezë sot sesa një pulë mot. Ndaj Izraelit besoj se do të jemi më të angazhuar sesa ndaj Jordanisë. Nuk e di se kush do të jenë skemat që do të përdor Panuçi. Situata është alarmante ndaj tij, por mendoj se këto kritika do i përdor për mirë. Një situatë të tillë e kaluam edhe me De Biassin, por më pas të gjithë e dimë historinë e tij. Unë besoj se duhen bërë analiza të specializuara nga FSHF dhe më pas të vendosim.”

KOSOVA – “Kosova më pëlqen shumë, futbolli i saj më pëlqen shumë. Më pëlqen ai trajner. Megjithatë humbja e kombëtares sonë është humbja jonë dhe fitorja është po e jona. Disa deklarata të futbollistëve tanë nuk më kanë pëlqyer shumë.

ZE MARIA – “Ze Maria kishte 1 vit te Tirana dhe duhet ta kishte njohur skuadrën. Unë mendoj se ai e humbi stolin. Tirana bëri mirë që e largoi. Ardi Mema është një djalë i shkëlqyer, është një njeri shumë i mirë dhe i urojmë gjithë të mirat.

TAKSAT E FSHF – “FSHF është një OJF dhe i duhet të paguaj çdo faturë financiare. E drejta TV është e rezervuar. Është një veprimtari komerciale dhe duhet që të paguajnë. Mbi ligjin nuk është asnjë. Çështja sesa do të paguaj FSHF është një çështje që do trajtohet lehtë. Unë besoj se jemi në një nivel krejt tjetër. Kemi të bëjmë me mekanizma të sofistikuar me futbollistët në Evropë. Këtu kemi të bëjmë me një mangësi të madhe në mënyrën që funksionojnë klubet tona. Shoqëri tregtare dhe OJF. Një arsye nën tavolinë, klubet mezi mbahen. Klubet duhet të formalizohen edhe të ndihmohen nga shteti dhe FSHF për të arritur në një pikë ku të gjithë palët të jenë në koherencë dhe pas kësaj futbolli do të pësojë ndryshime dhe do ec përpara.

Related posts

E BUJSHME/ Dështimi më i madh në historinë e klubit, Barcelona më në fund po heq qafe Coutinhon

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Brazili shënon edhe golin e dytë ndaj Serbisë

Sadik.Autor

Rino Gattuso mbush 40 vjeç, ja 40 thëniet e tij e tij të famshme prej legjende

Q.Autor

Leave a Comment