Futboll Seria A Sport

TRONDITEN KUQEZINJTË/ Lajme të këqija për MILANIN, “humbja” e parë i kushton 126 milionë euro

Lajme të këqija për Milanin. Bilanci i parë dhe i vetëm i presidencës së Yonghong Li, që do të aprovohet më 25 tetor në Asamble dhe që do të miratohet nga pronari i ri, Fondacioni Elliot, është për të vënë duart në kokë. Debiti është shumë i madh, ai kap shifrën e 126 milionë euro, i akumuluar në periudhën 1 korrik 2017 deri më 30 qershor 2018. Ky është një rezultat shumë me negativ nga ai që pritej, pasi palët ishin të vetëdijshëm se ai do të ishte me “minus”.

Palët prisnin që pasivi të ishte rrth 70 milionë euro, por ai është gati dy herë më i madh, një problem ky që duhte zgjidhur sa më shpejt nga pronarët e rinj. “Në raportin e dokumentuar që është bërë publik konfirmohet një humbje prej 126 milionë eurosh. Ky bilanc negativ është 53 milionë euro më i lartë se ai i herës së fundit”, thuhet në komunikatë. Të ardhurat e klubit janë rritur nga 212 në 255 milionë euro, por po ashtu janë rritur edhe shpenzimet, nga 273 në 354 milionë euro.

Related posts

HUMBJA NDAJ NAPOLIT/ Ronaldo shkoi i tërbuar në dhomën e zhveshjes!

Delo.autor

“PUNA JOTE ËSHTË NJË TURP”/ Po bëhet virale, Zidane kapet keq me gazetarin që e pyeti për Realin (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ SHIROKI BRIJEG/ UEFA u prish planet tifozëve të Vllaznisë, ja vendimi që merr…

Delo.autor

Leave a Comment