Futboll Seria A Sport

KJO NUK PRITEJ/ I bëri gjëmën Italisë, 70-vjeçari kthehet si trajner në Seria A

Vetëm nënshkrimi mungonte, edhe ai ka ardhur tani: Gian Piero Ventura është zyrtarisht trajneri i ri i Chievos. Ai kthehet në stol 11 muaj pas disfatës së rëndë në Itali-Suedi, duke e lënë Italinë jashtë finaleve të Kupës së Botës (në Rusi). Për pasojë, Ventura u bë dhe mbetet njeriu më i urryer i tifozëve italianë.

Ish-trajneri i bluve, që mbush 71 vjeç në janarin e ardhshëm, ishte gati t’i kthehej lojës së futbollit, duke pranuar stolin e një ekipi, që aktualisht zë vendin e fundit në Seria A. Ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Chievon, ku gjithashtu merr me vete zëvendësin, Salvatore Sullo, dhe trajnerin atletik, Alessandro Innocenti. Ventura pason në këtë detyrë Lorenzo D’Anna, i cili ishte shkarkuar për rezultate të dobëta.

Related posts

Ronaldo, sportisti më i famshëm në tokë, LeBron James dhe Leo Messi janë pas tij…

Sadik.Autor

GJYKON VAR-IN/ Spalletti: Duhet të përsoset me kohën aktuale. Situatat…

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Ekipi spanjoll e “LARGON”, Milan e merr me “KOSTO TË ULËT” sulmuesin belg

Isa.Autor

Leave a Comment