Futboll Gossip Sport

JOSHËSE/ Milica Daboviç, ish-kapitenia e SERBISË që po “TËRBON” Vlorën (FOTO)

Milica Daboviç, ish-kapitenia e kombëtares serbe të basketbollit, është rrëfyer së fundmi në një intervistë për mediat serbe, ku ka treguar rreth eksperiencës që po kalon në Shqipëri, në radhët e skuadrës vlonjate të Flamurtarit. Daboviç ka një karrierë shumë të pasur ku ka luajtur në shumë shtete të Europës dhe tashmë pritet t’i japë një shtysë të madhe ekipit vlonjat në arritjen e objektivave sezonalë.

36-vjeçarja, e cila u detyrua të shkëputet nga basketbolli për një periudhë 2-vjeçare për shkak se u bë nënë, është rikthyer sërish në sportin e koshit. Ajo tashmë ka nisur një aventurë në radhët e skuadrës kampione të Shqipërisë. Milica është entuziaste dhe shumë e kënaqur për këtë eksperiencë të re që po kalon në qytetin bregdetar.

milica dabovic8

“Jam shumë e lumtur që jam rikthyer të luaj sërish dhe që kam firmosur një kontratë me një nga klubet më të mira në Shqipëri. Të gjithë më kanë pritur shumë mirë”, deklaron basketbollistja për mediat serbe. Dëshira e Daboviç ishte të qëndronte në qytetin e saj të lindjes, për shkak edhe të djalit të vogël 9 muajsh, por ajo u refuzua nga të dyja skuadrat e Beogradit, si nga Partizani ashtu edhe nga Cervena Zvezda.

Megjithatë, ish-kapitenia e kombëtares serbe është shumë e lumtur me skuadrën e saj të re. Flamurtari është një emër që sjell kujtime të hidhura sa herë përmendet në Serbi, pasi kujtojmë eliminimin e famshëm që i shkaktoi Partizanit të Beogradit në ndeshjen e futbollit të vlefshme për Kupat e Europës.

milica dabovic6

Basketbollistja bukuroshe ka mbetur gjithashtu e mahnitur edhe nga bukuritë natyrore të vendit tonë, ku duket se i ka shijuar më së miri pushimet e saj në jugun e Shqipërisë, duke postuar foto të “nxehta” në profilin e saj në “Instagram”.

milica dabovic5

milica dabovic4

milica dabovic3

milica dabovic2

milica dabovic1

milica dabovic

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ “Jashtëtokësori” ndëshkon PSG-në me një gol të “çmendur” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Një trajner kampion për Flamurtarin, zbulohet lëvizja e fundit e klubit

Sadik.Autor

SKËNDERBEU-BYLIS/ Pas një asist fantastik nga Imami, Mensah zhbllokon sfidën për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment