Bundesliga Futboll Sport

KANË PREKUR FUNDIT/ “Pancerat” vendosin REKORD NEGATIV historik në një vit kalendarik

Është zyrtare: 2018-ta është viti më i keq i ekipit kombëtar gjerman ndonjëherë, të paktën në aspektin e humbjeve të pësuara. Me disfatën 2-1 të Ligës së Kombeve në Francë, të martën, Gjermania ka humbur gjashtë ndeshje në një vit kalendarik, çka ndodh për herë të parë në historinë e saj.

“Die Mannschaft” ka rënë (humbur) ndaj Brazilit, Austrisë, Meksikës, Koresë së Jugut, Holandës dhe tani “Les Bleus”, në atë që ka qenë një vit-makth 2018. Të martën, Toni Kroos shënoi nga penalltia në gjysmën e parë të “derbit” të Europës, në “Stade de France”.

Por, në 45 minutat e dyta, Antoine Griezmann bëri që “peshorja” të anojë në anën e kundërt, duke rënduar më tej pozitën e Joachim Low dhe mundësuar humbjen e historisë për gjermanët. Kroos, të paktën arriti të prishë thatësirën e golave të kombëtares së tij, që kishte zgjatur në tri ndeshje konkurruese.

Por kjo ka të bëjë me lajmin e vetëm të mirë, që mund të dalë nga ndeshja e së martës për kampionët e botës në vitin 2014, të cilët vazhdojnë të krijojnë shumë pikëpyetje mbi veten. Gjermania tani është pa asnjë fitore në katër ndeshje të njëpasnjëshme konkurruese, çka ndodh për herë të parë në pothuajse 20 vite.

Diçka e tillë nuk ndodhte nga hera e fundit, kur “agjërimi” karshi fitores i gjermanëve zgjati nga tetori 1999 deri në qershor 2000. Humbja e së martës shënoi edhe herën e parë, kur Gjermania ka pësuar humbje në dy ndeshje konkurruese radhazi, që nga viti 2000.

Në 11 ndeshjet e luajtura për vitin 2018, Gjermania e ka mbajtur vetëm një herë portën e vet të pastër: në barazimin 0-0 me Francën, në shtator. Herën e fundit, kur Gjermania kishte një përqindje më të keqe të “portës së pastër” (pa pësuar gol) ndodhi në vitin 1964.

Kjo situatë mund të përmirësohet (ose të bëhet më keq) për Gjermaninë muajin e ardhshëm, pasi skuadra e Low-it ka një miqësore me Rusinë më 15 nëntor, e cila do të pasohet me sfidën e Ligës së Kombeve kundër Holandës, katër ditë më vonë. Në varësi të rezultateve në nëntor, “Die Mannschaft” mund të largohet nga Liga e Kombeve A.

Related posts

OFERTAT NGA SERIE A NUK MUNGOJNË/ Por Galatasaray është gati të blejë kartonin e Icardit

F.autor

“MASTERS” PARIS/ Djokovic e Medvedev sërish sfidë në finale, serbi e mbyll vitin si “numri 1”

Delo.autor

MENDON RIKTHIMIN NË EUROPË/ Ibrahimovic me gojën tij zgjedh skuadrën që dashuron

Delo.autor

Leave a Comment