Futboll Seria A Sport

PO SHKËLQEN TE INTERI/ Nainggolan bombë Romës: Keni bërë gjëra pas shpinës sime

Shitje e bujshme e merkatos së verës ishte edhe ikja e Nainggolan nga Roma, por dy muaj më vonë mesfushori akuzon ish-ekipin e tij se nuk e kanë respektuar. Ai iu bashkua Interit por tregon se ka pasur përpjekje nga klubi i tij për t’a shitur jashtë por që nuk do kishte pranuar. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ai është shfajësuar duke thënë:

“Nuk ka qenë faji im, ose të paktën jo plotësisht.” “Isha i zhgënjyer nga disa veprime, të cilat si burrë nuk mund t’i pranoja. Gjëra të gabuara, si video nga eventi i Vitit të Ri…”

“Ata bën gjëra pa më thënë fare, nuk erdhën të më flisnin ballë për ballë si burrat.” “Klubi i Romës kishte ndërhyrë në transferimin tim aq sa kishin rënë dakord me një klub të huaj por që nuk do t’a pranoja kurrë. Më trajtuan si një lojtar të parëndësishëm, duke bërë gjëra pas shpinës sime.”

“Në atë moment me ka telefonuar Spalletti dhe nuk jam menduar gjatë. Jam mirëpritur shumë mirë në ekip. Është një ekip i organizuar mirë. Nëse të Roma presidenti vinte njëherë në vit, Steven Zhang është gjithmonë këtu. “

Përsa i përket kampionatit italian ndër të tjera është ndalur tek efekti Cristiano Ronaldo që do t’i kthejë kampionatit shikueshmërinë e humbur ndërsa për t’a është nxitje për t’a mundur. Nëse do të zgjidhte mes Messi-t dhe Ronaldos, Naingolan do të zgjidhte Messi-n.

Related posts

SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Sulmuesi shqiptar shënon një gol “magjik” ndaj Manchester Cityt (VIDEO)

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në…

Delo.autor

E BUJSHME/ Djali i Ronaldos i manipuluar nga anglezët: e bëjnë të thotë se Manchester United është m*t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment