Futboll Shqipëri Sport

Kapiteni Mavraj: Ne jemi SHQIPTAR dhe kemi vetëbesim, jam gati për të luajtur 90 minuta

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, doli sot në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për përballjen e nesërme ndaj Izraelit.

“Jam gati për të luajtur 90 minuta dhe për të kontribuar për më të mirën. Izraeli ndryshuar shumë nga hera e parë kur luajtëm. Skuadra e tyre është rritur. Janë më të fortë, shfaqen me mirë. Fitorja me Skocinë do t’iu japë vetëbesim. Do të jetë më e vështirë për ne. Nëse do të luajmë me shumë vetëbesim, besoj se do të fitojmë edhe nesër. Fitorja me 0 në fund, gjithmonë është mirë për ne.

Ne jemi shqiptarë kemi vetëbesim nga natyra jonë. Nuk ka nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur. Stërvitjet në Shqipëri mjaftojnë. Klima nuk do jetë shumë ndryshe dhe nuk do të na pengojë fare”, u shpreh Mavraj.

Related posts

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Uzuni: Shqiptarët s’dorëzohen, sa keq që luhet pa tifozë

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Simeone: Ne po përballemi me një…

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ HYKA “tërmet” në Dallas, shënon GOLIN vendimtar të takimit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment