Futboll La Liga Sport

KATALANASIT NË KAOS/ Barcelona rrezikon të humbë telanetin për faj të Valverdes

Zhvillimi i yllit të ri të “La Masia”, Riqui Puig, i cili konsiderohet si e ardhmja e katalanasve, mund të jetë larg Barcelonës, nëse Ernesto Valverde vazhdon të mos ketë besim tek ai. Mesfushorit nuk po i jepen mundësitë që pritej të kishte në skuadrën e parë katalanase dhe është duke menduar seriozisht të shqyrtojë disa nga ofertat që ka mbi tavolinë. Njëra prej tyre është ajo e Milanit.

Gennaro Gattuso, i cili e pëlqeu shumë mesfushorin e la “La Masia” gjatë ndeshjeve parapërgatitore sezonin e kaluar, ka kërkuar afrimin e tij tek kuqezinjtë, të cilët duket se janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit në merkaton e dimrit, një shifër e lartë kjo për një lojtar që nuk ka debutuar ende me Barcelonën.

Ernesto Valverde, gjatë ndeshjeve parapërgatitore i premtoi se do t’i besonte atij, por këtë gjë nuk e ka bërë as në stërvitje, ku gjithmonë e më pak po e grumbullon me ekipin e parë.

Related posts

Tifozët nuk përmbahen ndaj Panuçit/ Trajneri “masakrohet” në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

“MË MUNGOJNË SHUMË”/ Maxi Lopez dhe zgjedhja e Wandas: Nuk ia uroj as armikut më të keq

Delo.autor

James Rodriguez kundër Zidane: Largimi i tij, shpëtim për Realin

Q.Autor

Leave a Comment