Bundesliga Futboll Sport

KATASTROFALE/ Low analizon Gjermaninë dhe shpjegon DËSHTIMIN në Amsterdam

Gjermania në krizë. Pas dështimit në Botërorin e Rusisë, 4 herë kampionët e botës po vuajnë edhe në UEFA Nations League, dhe sipas mediave vendase, fajtori kryesor është pikërisht Joachim Löw. 58-vjeçari analizoi ndeshjen duke mos hezituar të marrë përgjegjësitë e tij, në lidhje me periudhën e vështirë që po kalon Kombëtarja gjermane.

“Pas pësimit të golit të parë, e humbëm krejtësisht përqendrimin. Kur luhet futboll në këtë mënyrë, të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e veta, me mua në krye. Nëse do të humbnim 1-0, mund të ishte e pranueshme, por dy golat në fund e përkeqësuan shumë situatën”, deklaroi tekniku gjerman.

Sipas Löw, Gjermania krijon, por nuk arrin dot të finalizojë, dhe kjo gjë po e penalizon jashtëzakonisht shumë skuadrën. Për të, ekipi funksionon shumë mirë në stërvitje, por në ndeshje ka probleme.

“Në 30 minutat e para patëm raste, kishim kontrollin e lojës e nëse do të shënonim, takimi mund të kishte shkuar më ndryshe. Por, siç e thashë, 10 minutat e fundit ishin shumë të këqija, në këtë nivel këto gjëra nuk duhet të ndodhin kurrë”, tha Low.

Pas kësaj humbjeje, Gjermania është me një këmbë në Ligën B të UEFA Nations League. Ndeshja e ardhshme për “Die Mannschaft”, do të jetë përballë kampionëve të Botës, Francës, në “Stade de France”.

Related posts

SHPREH ECURINË E PËRKRYER TË ARSENAL/ Granit Xhaka: 21 ndeshje pa humbje, Mendoj se është…

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK TOTTENHAM/ Mourinho premton: Dua të provoj gjithçka për të sjellë…

Delo.autor

TË ETUR PËR TITULLIN/ Partizani “leksione” futbolli Teutës, rrëmben vendin e parë

Isa.Autor

Leave a Comment