Basketball Sport Të tjera

BASKETBALL/ Ylli i NBA befason një familje në Bahamas, i dhuron shumën prej… (VIDEO)

Në ditët e sotme, të shumtë janë sportistët të cilët sa herë që kanë mundësi, tregojnë vlerat e tyre humane duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Një ndër to, është edhe ylli i NBA, Xhejms Harden i cili kishte zgjedhur të kalonte pushimet në Bahamas, aty ku është përballur me një situatë jo fort të këndshme.

Ylli i basketbollit ka takuar një familje të varfër, e cila arrinte të jetonte vetëm falë peshkimit. Kjo situatë, e ka prekur jo pak Hardenin i cili ka vendosur t’i dhurojë familjes një shumë prej 10 mijë dollarësh, të cilën do ta përdorë për ushqime dhe veshmbathje.

Në fakt, në parketin e basketbollit, Harden akuzohet shpesh herë si egoist dhe lojtar që mendon vetëm për veten e tij, por duket se jashtë parketit ndryshon gjithçka. Padyshim që kjo dhuratë e tij, tregon më së miri vlerat humane të sportistit.

Related posts

NUK DI TË NDALET/ Pas një asist fantastik ndaj Kane, Gareth Bale zhbllokon sfidën ndaj Crystal Palace (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E PIATEK/ Prandelli “vë bast”: Ky do të bëhet shpejt qendërsulmuesi më i mirë në Europë

Delo.autor

Tri skuadra pa trajner, koha nuk premton për Laçin dhe Partizanin

Sadik.Autor

Leave a Comment