Futboll Shqipëri Sport

KUKËSI ZHGËNJEHET ME LOJTARIN/ Arbër Çyrbja, kalon te skuadra e dytë

Arbër Çyrbja, ish-kapiteni i Teutës, ra në sy sezonin e kaluar me lojën e tij dhe në merkaton e verës Kukësi vendosi ta afronte në ekip, por në asnjë moment futbollisti durrsak nuk ka mundur të shfaqë të njëjtat vlera edhe me fanellën e veriorëve.

Por së fundi duket se ka lindur edhe një konflikt mes lojtarit dhe drejtuesve të Kukësit, ku këta të fundit kanë vendosur ta çojnë Çyrbjen te Kukësi B. Lajmi është konfirmuar nga burime të “Vipsport.al”pranë klubit kuksian. Durrsaku është bindur dhe ka pranuar të stërvitet me skuadrën e dytë të Kukësit, por mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet, nëse lojtari do të kthehet me skuadrën e parë, apo do të kemi një ndarje përfundimtare të tij me Kukësin në merkaton e dimrit.

Gjatë ndeshjeve të fundit Çyrbja është aktivizuar pak ose aspak në formacionin e trajnerit Cungu, i cili ka preferuar Valon Ethemin në krahun e djathtë të mesfushës. Ndoshta drejtuesit e Kukësit prisnin më shumë nga Çyrbja dhe janë të zhgënjyer nga paraqitja e tij e deritanishme.

Related posts

E BUJSHME/ Lojtari me origjinë shqiptare firmos parakontratë me klubin turk, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

U afrua me bujë te Partizani, tani e duan në Rumani!

Sadik.Autor

Guardiola buzëqesh në Liverpool, Klopp shpreson tek Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment