Futboll La Liga Sport

Kryevepra te goli i Cutinhos, pasime pa ndërprerje për një minutë e gjysëm (FOTO)

Barcelona ka kaluar në avantazh sot në “El Clasico” me një gol të Kutinjos që do të kujtohet gjatë. Kjo, jo sepse ishte një ndër golat më spektakolarë të shënuar ndonjëherë në ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madrid, por për mënyrën se si u realizua ai pas një manovre të gjatë.

Modriç humbi topin kur ora shënonte 8 minuta e 56 sekonda pas fillimit, ndërsa topi përfundoi në rrjetë 1 minutë e 32 sekonda më vonë. Gjatë kësaj periudhe, në aksionin e golit morën pjesë thuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës, me përjashtim të Luis Suarez që nuk preku topin. Në total ishin 30 pasime, me topin që kaloi sa në një cep të fushës në tjetrin, ndërsa asnjë prej madrilenëve nuk arriti ta devijonte derisa e nxorën nga rrjeta.

Pas një goli të tillë, edhe vetë madrilenët mbetën të habitur. Shumë prej tyre filluan të tundnin kokën të habitur edhe ata për aksionin e shkëlqyer të kundërshtarëve të tyre.

Related posts

Yonghong Li harton një strategji të re për ta mbajtur Elliot larg Milanit

Sadik.Autor

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

Dhunon të dashurën, gjykata jep dënimin e “çuditshëm” për mbojtësin e Livepool-it

Q.Autor

Leave a Comment