Futboll Ligue 1 Sport

LA LIGA PRAPASKENA/Mbappe dhe Rabiot u ndëshkuan për faj të… “El Clasico”

Futbollistëve, përveçse të luajnë, u pëlqen edhe të shohin ndeshje futbolli. Disa prej tyre mund të thuhet se janë edhe të fiksuar. Siç ka thënë dikur Gallas, kur Henry ishte i ri, ai njihte emrat e të gjithë futbollistëve francezë deri në kategorinë e tretë. Më pas ka nga ata, si Carlitos Tevez, që ndeshjet e vënë në gjumë. Deri në atë pikë, sa Tevez preferon të shikojë golf në televizor në vend të Barcelona-Real Madrid. “Apache” ka përdorur ndeshjen e duhur për të shpjeguar interesin e pakët që ka për të shikuar futboll në televizor. Sepse “El Clasico”-n duan ta shohin të gjithë.

Veçanërisht Kylian Mbappe dhe Adrien Rabiot. Çfarë lidhje kanë dy francezët që e kanë nisur Klasiken kundër Marseille nga stoli? Sipas shtypit anglez, arsyeja e vonesës së tyre para ndeshjes së kampionatit ka qenë pikërisht takimi i zhvilluar në “Camp Nou”, i mbyllur 5-1 për skuadrën e Valverde. Dy lojtarët kanë shkuar me dy minuta vonesë në mbledhjen teknike të organizuar nga trajneri pikërisht sepse po ndiqnin super sfidëne La Liga-s. Një vonesë minimale, por që ka mjaftuar për të zemëruar teknikun gjerman, që i ka lënë në stol.

Një ndëshkim që vetë trajneri e ka përkufizuar “disiplinor” në përfundim të ndeshjes, por pa shpjeguar arsyet e vonesës së dy lojtarëve. Për Mbappe, ndër të tjera, ka qenë paralajmërimi i dytë në pak ditë. Francezi ka shkuar me 20 minuta vonesë edhe në mbledhjen e zhvilluar para ndeshjes me Napoli-n. Arsyeja këtë herë ka qenë takimi i luajtur mes PSV-së dhe Tottenham-it. Kështu, nëse futbollistëve të tjerë u ndalohen lojërat elektronike, francezit i duhet hequr… telekomanda.

Related posts

Daliç “SHPËRFILL” Argjentinën/ Ndeshja më e lehtë e grupit

Isa.Autor

RIBASHKIMI ME EKIPIN SHKAKTOI INCIDENT/ Marcelo shpërthen tërbimin: Tani do më thithni…

Delo.autor

“TI JE M*T, DALIM JASHTË K*RVË”/ Sherri Ibrahimovic-Lukaku, dalin në dritë ofendime të reja. Prokurori federal nis hetimet

Delo.autor

Leave a Comment