Futboll Seria A Sport

SERIA A ROMAGNOLI SI THIAGO SILVA/ Ja arritja e veçantë e mbrojtësit

Alessio Romagnoli ishte vendimtar ndaj Genoa-s dhe është lojtari i parë i Milan që shënon për të dyja skuadrat që prej Thiago Silva-s në nëntorin e vitit 2009.

Kapiteni ishte i pafat kur devijoi topin e goditur nga Cristian Kouame i cili përfundoi në rrjetë dhe që barazoi rezultatin.

Në fund të takimit, pas një grushtimi të portierit Radu, Romagnoli tregon aftësitë e tij teknike duke lëshuar një parabolë të bukur që përfundon në rrjetë dhe i jep Milan-it tre pikët.

Lojtari i fundit që shënon për të dyja skuadrat në të njëjtën ndeshje ka qenë Thiago Silva në fitoren 2-1 jashtë fushe ndaj Lazio-s më 8 nëntor të vitit 2009.

Related posts

TRIOLOGJIA/ Diaz: Nuk përballem me McGregor nëse ai nuk rikthehet më parë te fitorja

Delo.autor

SERIE A/ Roli i Juventusit në sistemin që po ‘vret’ futbollin italian

Sadik.Autor

Nga Juvja, Milani, Interi e deri te Roma, shtohen pretendentët për Martial

Sadik.Autor

Leave a Comment