Futboll Premier League Sport

Legjendat e Man United njëzëri/ Paraqitje E TURPSHME, po luanin BURRAT kundër…

Ish-futbollsitët e Mançester Junajtid nuk e kanë pritur mirë humbjen që “Djajtë” pësuan në stadiumin e tyre kundër Juventusit. Një kritik i ashpër ka qenë ish-mesfushori Pol Skolls, tashmë në rolin e opinionistit.2_

“Juventusi e dominoi takimin në çdo drejtim. Ka një hendek të madh në cilësi. Kur futbollistët e Junajtid kishin topin dukeshin shumë nervoz. Ndoshta Murinjo mund të jetë i kënaqur, por kur sheh këtë ndeshje të vjen turp dhe nuk mund të pajtohesh me këtë situatë. Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa kur sheh Junajtdin e kupton se kjo skuadër nuk mund të shkojë gjëkundi. Megjithatë unë nuk do ta largoja Murinjon sepse ka eksperiencën e duhur.” komentoi Skolls.

Rio Ferdinant ka shkuar edhe më tej. “ Nëse do ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë do të thoja se po luanin burrat kundër fëmijëve. Juventusi ishte superior.” ishte komenti i ish-mbrojësit.

Related posts

“GRUPI PËR NË “EURO 2020” ËSHTË I FORMUAR”/ Flet trajneri Mancini: Balotelli u rikthye në Serie A, por…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu, Rexhinaldo kalon në avantazh skuadrën e Gjokës

Delo.autor

ZYRTARE/ Anulohet ndeshja Islandë-Itali. Lojtarët e Interit dhe Milanit pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment