Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Nis pjesa e dytë, ekipet menjëherë në kërkim të golit (VIDEO)

Luhet në Vlorë, ndeshja e fundit e javës së 9-të në Kategorinë Superiore, e cila mbyll edhe fazën e parë për këtë edicion. Flamurtari pret Tiranën, në një sfidë ku tekniku i ri i bardhebluve, Ardian Mema, debuton pikërisht ndaj ish-mentorit të tij, Ilir Dajës, ku deri pak javë më parë ishte ndihmës i këtij të fundit.

Tirana është në nevoje emergjente për pikë, por në një situatë jo fort komode gjenden edhe vlonjatët, dhe në këtë takim çdo pikë është e vlefshme për të dyja ekipet.

LIVE | Flamurtari-Tirana 0-0

KOMENTI LIVE

58’ Veliu vendimtar, pas një topi që shkonte drejt Hasanit, mbrojtësi vlonjat mbyll i vetëm me sulmuesin shkodran të Tiranës.

54’ Alvesh futet rrezikshëm në zonën e Tiranës, por është Maveje që në rrëshkitje e sipër, ndal pastër brazilianin.

52’ Danilo nuk mposhtet dot në mesfushë, sulmuesi i vlonjatëve kalon disa lojtarë bardheblu, dhe por në fund fiton vetëm një rivënie anësore.

47’ Greca shumë i shpejtë në të majtë të sulmit, harkon në zonë për Kobina, por ky i fundit nuk gjen kohën për të goditur portën.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Tirana 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

44’ Hyseni brenda zone, tenton të provojë një goditje drejt portës, por nuk ka shënjestrën e duhur.

36’ Gjyqtari Alla ndëshkon edhe Danilo Alveshin me të verdhë, për një goditje me bërryl ndaj Dajës, në një dyluftim. Daja jashtë fushe për pak sekonda, pasi është edhe i gjakosur.

36’ Daja kroson brenda zone, por Batha largon me kokë rrezikun.

31’ Pollozhani ndal Dajën në mesfushë, i cili po nisej rrezikshëm drejt portës. Gjyqtari Alla e ndëshkon me karton të verdhë.

29’ Greca nga e majta, arrin të fusë një top në zonë, por Veliu largon rrezikun.

24’ Turtulli nuk largon si duhet një top nga mbrojtja, dhe përfiton Torasa i cili shërben Bushiç, kroati godet menjëherë, por Lika në pozicion ndal atë rast.

21’ Imami jep një top për Kobina në hyrje të 16 metrave, ky i fundit godet me të majtën, por gjuajtja lë shumë për të dëshiruar, pa fuqinë e duhur.

14’ Top i gjatë i Veliut në zonë, nga goditja e dënimit, por pa asnjë adresë.

13’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, Turtulli ndal Torasën, dhe gjyqtari Alla e ndëshkon.

11’ Greca futet mirë nga e majta e sulmit për në qendër, godet me të djathtën tokazi, por Koliçi në pozicion pret.

8’ Top i gjatë për Grecën, por Veliu mbyll një aksion ku sulmuesi i Tiranës nisej rrezikshëm.

5’ Provon të niset Kobina në të djathtë, por nuk e mban dot topin brenda vijave.

3’ Mundësi fantastike për Tiranën, që në sekondat e para, Kobina merr një top të artë në qendër të zonës, por goditja e tij ndalet nga Musta.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

Insigne ende jashtë forme, Sarri detyrohet të ndryshojë strategji

Q.Autor

Armando Duka propozon Blendi Fevziun si kandidat për Komitetin Ekzekutiv të FSHF

F.autor

NË KRIZË TOTALE/ Chelsea sheh shpëtimin në merkato, jo vetëm Ferandez, në listë edhe ylli i Inter

F.autor

Leave a Comment