Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ESPANYOLIT/ Solari: Situata e Isco? Kjo është pyetje matematikore

Santiago Solari foli në konferencën për shtyp për shumë çështje të skuadrës së tij, para ndeshjes së La Liga-s me Espanyol.

Jashtë shtëpie – “Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë, si në ndeshjet e fundit: vëmendje maksimale dhe përqendrim nga sekonda e pare. Kemi nevojë për gjithë intensitetin dhe energjinë e dy ndeshjeve të mëparshme”.

Solari dhe formacioni – “Unë përpiqem t’i drejtohem çdo ndeshjeje me garanci maksimale për të fituar. Të gjithë lojtarët janë të përfshirë, por jo të gjithë mund të luajnë. Ndoshta jo të gjithë janë të lumtur, por kjo është vështirësia ime më e madhe si trajner. Nuk është e lehtë ta bësh formacionin te Real Madridi, për shkak se të gjithë lojtarët duan të luajnë, por kjo është e pamundur. Pra, ju bëni një pyetje matematikore”.

Frika e lëndimit për Vinicius – “Vinicius është futbollist, si çdo tjetër, gjyqtarët janë aty për të zbatuar rregullat”.

Si e shohin tifozët Solarin – “Kjo është një pyetje për ata. Unë vlerësoj punën e lojtarëve, jo të tifozëve. Mundohem t’i jap secilit hakun në bazë të asaj që shoh në stërvitje, për të arritur qëllimet e përbashkëta”.

Benzema – “Ka pasur shumë maja në karrierën e tij të madhe, por po kalon një moment të mrekullueshëm. Ai është shumë bujar, në mënyrën e tij të të kuptuarit të futbollit. Luan me dhimbje, është bujar në çdo gjë, është një nga më të mirët në botë në rolin e tij”.

Beteja me Isco – “Beteja e vetme që ekziston është ndeshja e ardhshme. Të gjithë lojtarët i kemi në dispozicion, me përjashtim të Keylor dhe Vallejo. Ne na presin shumë ndeshje përpara, ndaj të gjithë do të jenë të nevojshëm. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të vijojmë lojën e mirë të ndeshjeve të fundit. Baza e gjithçkaje në futboll është zemra e lojtarit, nuk është vetëm çështje fizike, teknike dhe emocionale”.

Espanyol – “Kundërshtari i nesërm bën presion të mire, ka lojtarë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Kjo është arsyeja pse e përsëris se na duhet shumë përqendrim dhe vëmendje”.

Gareth Bale – “Ne do të shohim se kush do të luajë nesër dhe në vazhdim. Presim të shërohen lojtarët e dëmtuar, sa më shpejt të jetë e mundur. Gareth është i rëndësishëm për ne, sepse luan futboll fantastik”.

Vinicius – “Përshtatja e tij ka qenë shumë e shpejtë. Eshtë shumë i ri, por ka bërë paraqitje plot nivel. Ka ende për të treguar me talentin e tij, ndaj duhet të vazhdojmë ta ndihmojmë”.

Related posts

PESË VITE ME KASTRIOTIN/ Rrëfehet mbrojtësi nigerian: Kemi më shumë cilësi, në Krujë ndihem si në…

Delo.autor

Inter, Asamoah nënshkruan për tre vitet e ardhshme

Sadik.Autor

DORË E HEKURT NGA CONMEDOL/ Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda për Boca Juniors (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment