Futboll Premier League Sport

NUK DO TA BESONI/ SALAH do të transferohet tek klubi SPANJOLL në janar

Periudhat e errëta mund të ndodhin, sidomos për futbollistët që luajnë në zonat e nxehta të fushës. Ai që mund të jetë një kampion, një futbollist i jashtëzakonshëm, i paparashikueshëm, pra një makinë golash, rrezikon të përfshihet në një stuhi polemikash, nëse për disa ndeshje hyn në agjerim golash. Pas kritikave, më pas edhe agjerimi prishet, me golat që vijnë vrullshëm dhe të gjithë duhet të jenë të lumtur. Por nuk është kështu në rastin e Mohammed Salah. Egjiptiani është një çështje te Liverpool edhe kur shënon apo shkëlqen duke shënuar dhe asistuar. “Po, shënoi, por a festoi? Jo, atëherë ka diçka që nuk shkon”. Apo edhe më keq akoma: “shënoi, por festoi në mënyrë të përmbajtur sepse nuk është i qetë”. Është pikërisht ky pak a shumë moment i çuditshëm që po kalon Mohammed Salah te Liverpool. Që luan mirë, shënon shumë, por nuk arrin të mos jetë një çështje.

Pavarësisht të gjithave, ish-romanisti shënoi golin e avantazhit për Liverpool në ndeshjen e të shtunës për Premier League kundër Cardiff City, duke shërbyer edhe topin e fundit për golin e e 3-1 të Shaqirit dhe të 4-1 final të realizuar nga Manè. Por, edhe përpara kësaj, me dygolëshin e tij në fitoren ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, Salah shënoi një record me fanellën e kuqe. Ai është futbollisti të cilit i janë dashur më pak ndeshje për të arritur kuotën e 50 golave me Liverpool. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin, egjiptiani duket i rrethuar nga një stuhi e re polemikash, të cilave i shtohet edhe zëri i Paul Merson, ish-futbollist i Arsenal dhe trajner, sot opinionist televiziv.

Sikurse raporton “Mirro”, sipas Merson: “Salah nuk duket i lumtur te Liverpool për momentin dhe e kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Nëse vazhdon të shënojë kështu Real Madrid do ta kërkojë. Si mundet mos ta bëjnë? Kanë nevojë për një blerje të madhe dhe do të duan ta bëjnë në janar, po hasin vështirësi si të çmendur. Nëse Salah do të dëshironte të largohej, atëherë Liverpool nuk do të kishte forcën për ta ndalur. Nuk kujtoj futbollistin e fundit që ka refuzuar ekipe si Real Madrid apo Barcelona”.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Për Martial futen në garë edhe rekordmenët gjerman

Isa.Autor

Reali zbret në Mynih, Ronaldo udhëheq madrilenët

Sadik.Autor

Është për të ardhur keq që Mourinho është trajneri i Rashford

Q.Autor

Leave a Comment