Futboll Seria A Sport

YLLI 25-VJEÇAR RIKTHEHET NË ITALI/ Shkon për të kryer vizitat mjekësore, sulmuesi i Serisë A del pozitiv

Sulmuesi 25-vjeçar senegalez Keita Balde rikthehet të luajë në Serinë A, këtë herë me ekipin e Sampdoria, pas dy sezonesh në Francë me Monaco. Por debutimi i tij me fanellën e skuadrës së Sampdoria është shtyrë. Shkak është bërë koronavirus.

Lojtari ka kryer vizitat mjekësore, që kanë dalë mjaft mirë, por nuk ka dhënë të njëjtin rezultat tamponi, që e ka nxjerrë sulmuesin pozitiv me Covid-19. Për pasojë, ai nuk mund të luajë këtë fundjavë dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Klubi i Sampdoria sqaron: “Vizitat mjekësore nuk evidentuan asnjë problem, por gjatë zbatimit të normave anti-covid rezultoi se lojtari ishte lehtësisht pozitiv. Ai ndodhet në izolim dhe nuk ka patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të skuadrës”.

Related posts

MPOSHTËN BURNLEY ME “POKER”/ Shikoni festën e “çmendur” të kampionëve të anglisë në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

ZHANG NUK DORËZOHET/ Refuzon një tjetër ofertë faraonike për shitjen e Interit

Delo.autor

“KATASTROFA” NDAJ LIVERPOOLIT/ Shikojeni reagimin e Fergusonit në humbjen e Man Unitedit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment