Futboll Sport

BËN GJESTIN E MADH/ UEFA shpall mesfushorin Eriksen lojtarin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë

E gjithë bota shtangu para rastit të Kristian Eriksen, i cili pësoi atak kardiak në fundin e pjesës së parë.

Eriksen u dërgua menjëherë në spital duke marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Burime pran lojtarit bënë të ditur gjendjen pozitive të mesfushorit i cili kishte reaguar pozitivisht në spital.

Ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës nisi me 1 orë e gjysmë vonesë, teksa këta të fundit ia dolën në triumfonin me rezultatin minimal 0-1.

UEFA ka bërë publike dhe lojtarin e ndeshjes, i cili është shpallur pikërisht Kristian Eriksen.

Një gjest i madh ky nga selia numër 1 e futbollit europian, duke përkrahur futbollistin që të rikthehet shpejt dhe të hedhë pas krahëve rastin serioz.

Related posts

“KUQEZINJTË” DY HERË PRANË GOLIT/ Ibrahimovic “tremb” portierin e Romës që gabon por është me fat (VIDEO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ PARTIZANIT/ Gjoka plas “bombën”: Gjendje kritike, iki nëse presidenti nuk paguan lojtarët

Delo.autor

“MUND TË QËNDROJË PËRJETË TEK MILAN”/ Pioli: Episodi i golit të Giroud? Në Europë ato faulla…

Delo.autor

Leave a Comment