Futboll Premier League Sport

NË ANGLI E URREJNË TË GJITHË/ Sulmuesi i Palas kërcënohet edhe me vdekje

Sulmuesi i Kristal Palas, Uilfried Zaha ka zbuluar se ka marrë abuzime raciste dhe kërcënime ndaj familjes së tij nga tifozët e Arsenalit, pas barazimit 2-2 kundër “Topçinjve” të Londrës.

Zaha fitoi një penallti në minutat e fundit të takimit, pasi u pengua në zonë nga mesfushori Granit Xhaka. Palas shënoi nga pika e bardhë, për t’i dhënë fund rekordit të Arsenalit prej 11 fitoresh radhazi.

Zaha shkroi në rrjetet sociale: “Për të gjithë njerëzit që e teprojnë me komentet raciste dhe duke dëshiruar vdekjen në familjen time, ju uroj juve dhe familjeve tuaja më të mirën. Jeta ime është ende shumë e mirë, pavarësisht urrejtjes tuaj”, shkroi ai.

Related posts

Skedina e çmendur, koeficenti mbi 4500

Q.Autor

TREGON ÇELËSIN E SUKSESIT/ Igli Tare: Si drejtor sportiv veproj me mentalitet futbollisti…

Delo.autor

ZYRTARE/ Mourinho rikthehet në Itali pas 11 vitesh, firmos akordin me klubin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment