Futboll Shqipëri Sport

“XHISIELA”/ Arbitri i njohur nuk përmbahet: Mos u merrni me këtë BAXH*LLË, vuan për…(FOTO)

Çështja “Xhisiela” tashmë ka marrë jehonë në mbarë vendin tonë. Vajza nga Fushë-Kruja krijoi një lëmsh të vërtetë mediatik sa në një studio televizive në tjetrën. Fillimisht deklaroi se ishte përdhunuar nga Rexhep Raja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rraman Rraja. Më pas ndryshoi version duke u shprehur se gjithçka e kishte thënë nga xhelozia për të riun.

Sot, Rexhepi doli para Gjykatës së Apelit pasi ishte apeluar masa e sigurisë. Por, edhe kjo gjykatë la në fuqi vendimin e mëparshëm që 23-vjeçari të qëndronte në burg. Në ambientet e gjykatës u pa edhe Xhisiela Maloku, vajza që bëri denoncimin javë më parë. Kjo e fundit u shpreh për mediet se kishte ardhur sot për të mbështetur ish të dashurin e saj. Komentet për vajzën nga Fusha-Kruja janë të shumta.

Së fundmi është edhe një nga gjyqtarët e njohur të kampionatit shqiptar, Albano Stolaj që ka “shpërthyej” ndaj saj përmes një komenti në rrjetet sociale.  Ai i kërkon mediave që mos t’i japin më vëmendje vajzës në fjalë, pasi sipas tij ajo kërkon të promovohet sa më shumë.

“Kjo baxh*llë vuan për pak publicitet. Nëqoftëse gazetarët janë profesionistë, mos të merren me këtë gjë të shpifur, me këtë model të shpifur për rininë shqiptare”, shkruan ai.

Related posts

PA VDEKJEN ME SY 21-VJEÇ/ Mjekët donin t’i hiqnin gjysmën e mushkërive, ja drama e Thiago Silva

Delo.autor

LUMË OFERTASH/ Hapet “tenderi” për Armando Dobrën, talenti shqiptar drejt klubit të madh ballkanik

Delo.autor

Real Madrid dhe Barcelona nisin BETEJËN “el clasico” për mesfushorin spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment