Futboll Seria A Sport

Spalletti “ngre në qiell” Icardin: Por, duhej NUK KËNAQET me skuadrën, duhet të kishim…

Luciano Spalletti vlerësoi Mauro Icardin, si “sulmues i përsosur”, pasi kapiteni i Interit dyfishoi rezultatin e ndeshjes së dytë në grup, për llogari të Ligës së Kampionëve (fitorja 2-1), ndaj PSV.
Icardi, nxitës i fitores dramatike në fund të lojës, kundër Tottenham, dy javë më parë, pati sërish ndikim të madh në suksesin e zikaltërve, teksa shënoi në minutën e 60-të, në stadiumin “Philips”, të mërkurën.

Ndikimi i madh i kapitenit në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve nuk përbën asnjë surprizë për trajnerin Spalletti: “Icardi është sulmuesi i përsosur. Nëse flasim për finalizimin e aksioneve, ai është i plotë, një “kafshë e vërtetë” para portave kundërshtare. Ndonjëherë, ai duhet të kthehet për të ndihmuar në mesfushë më shumë, në vend që të shkojë përpara. Icardi e bëri këtë disa herë në ndeshjen e sotme. Ishte shumë i rëndësishëm për ne.

Unë mendoj se mund të kishim shënuar më shumë gola sonte, duke sulmuar me vendosmëri, kur kemi pasur hapësira. Në momente të caktuara nuk e kuptojmë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Ktheheshim me topin, kur kishim mundësinë të sulmonim dhe ta vrisnim ndeshjen. Kjo do të thotë që ende kemi një rrugë të gjatë për të përshkuar”.

 

Related posts

KANTE, TRIUMFUESI I NDROJTUR/ Nga liga amatore në Francë drejt Champions, si u bë futbollisti që e duan të gjithë

Delo.autor

VAZHDON TË STUDIOJË MERKATON PËR NJË PLAN B/ Milan gjen zëvendësuesin e portierit Donnarumma, vjen nga Spanja

Delo.autor

Manchester United ofron 200 milionë euro për Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment