Futboll La Liga Sport

NUK KA MË DILEMA/ NEYMAR do të transferohet në SPANJË, do luajë për klubin e…

Barcelona dhe Reali “sherr” për Nejmarin, braziliani shpreh dëshirën për t’u rikthyer në La Liga
Barcelonë ose Madrid, por me siguri jo më në Paris. E ardhmja e Nejmarit duket e shkruar gjithnjë e më qartë me kalimin e kohës, teksa lidhjet e tij me Spanjën intensifikohen. Braziliani ka mall për Barcelonën që i kujton vendlindjen, teksa nga ish-skuadra do të mirëpritej.

Pike dhe Suarez e shohin si pasardhës të denjë të Mesit, madje edhe më shumë se Kilië Mbape. Mesi me shokë duket të kenë kuptuar motivet që e shtynë të largohet dhe janë ta gatshëm ta ripranojnë në “Senatin e Barçës”. Nëse nuk ia del të sigurojë një kontratë për të luajtur në “Camp Nou”, duket se destinacioni do të jetë Madridi, duke imituar kështu Ronaldo “Fenomenin”.

Rrëfimi – Sipas katalanases “Mundo Deportivo”, Nejmar u ka pranuar disa miqve dëshirën e tij për t’u rikthyer në La Liga. Mes grupit të miqve ka qenë një gazetare spanjolle. Biseda është zhvilluar në sheshxhirimin e një reklame, ku ka qenë i pranishëm mesfushori Artur i Barçës dhe serfisti Gabriel Medina. Nejmar ka pranuar boshllëkun që i ka ngelur prej transferimit, të cilin as golat, e aq më pak paratë e Parisit nuk po ia mbushin dot.

Palët – PSG nuk ka në plan të bëjë ulje për shitjen e Nejmarit dhe do të pranonte largimin e tij vetëm në rast se Barcelona, përveç një shumë të majme, do të përfshijë në ofertë edhe kartonin e Osman Dembelesë. Ky i fundit nuk do të ishte kundër kësaj marrëveshjeje sepse në Paris do të bashkohej me mikun Mbape.

Reali në këtë situatë do të ishte një destinacion alternativ. Ashtu si patrioti Ronaldo, i cili shkoi në Madrid pas përvojës me Interin, edhe Nejmar mund të shfrytëzonte Parisin si tranzit, përpara kalimit te Reali, ku Florentino Perez vështirë se do të kalonte një tjetër verë pa fishekzjarrë në merkato.

Related posts

(FOTO) Formacionet zyrtare: Norwich – Chelsea

Q.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Çelsi është “macja e zezë” e Guardiolës, shikoni si rreshtohen skuadrat

Delo.autor

Messi i “dërrmuar” nga Championsi: Më shumë kam lodhje mendore, sesa fizike

Delo.autor

Leave a Comment