Futboll Shqipëri Sport

ATANDA beson te suksesi ndaj Kukësit: Rexhinaldo? Afrikan me afrikan do të merremi vesh mirë

Pak minuta më parë, së bashku me trajnerin e Partizanit Skënder Gega në konferencë për shtyp ka dalë dhe mbrojtësi i të kuqve, Sodiq Atanda. Në deklaratën e tij dhënë për mediat, ai thekson se beson te suksesi ditën e dielë nda Kukësit, sfidë e cila do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 13:45.

I pyetur për Rexhinaldon, Atanda me shaka është shprehur se, duke qenë se janë të dy nga Afrika do të merren vesh.

Ndryshimet nga sezoni i kaluar në mbrojtje?

Në krahasim me sezonin kaluar kanë ndryshuar shumë gjëra. Kam pritur momentin tim. Jo se kam pasur performanca të mira ose jo. Trajneri më ka dhënë besim që do të jem pjesë e skuadrës dhe me punë e përkushtim jam aty ku jam sot.

Rexhinaldo?

Mendoj se do t’ia dal më së miri ndaj Rexhinaldos. Afrikan me afrikan do të merremi vesh mirë, pasi është gjuha dhe mënyra se si luajmë në fushën e lojës dhe kam arritur t’i zgjidh në favorin tim duelet me këta kundërshtar pasi ua di mirë lojën. Kuptoj shumë mirë dhe flas pak shqip.

Ndonjë detyrë specifike për ndeshjen ndaj Kukësit?

Të gjithë futbollistët janë të rëndësishëm në ekip dhe kemi detyra specifike. Kemi detyra në fushën e lojës dhe do të shohim se si do të na rreshtojë trajneri në fushë.

Related posts

“I JAM MIRËNJOHËS CHELSEA-T, KEMI BËRË NJË PUNË TË MADHE”/ Conte: Lukaku? Do të ishte pa respekt nëse…

Delo.autor

Figo: Edhe po iku Ronaldo, Real Madridi do të mbetet më i miri në botë

Sadik.Autor

“KATASTROFA” NDAJ LIVERPOOLIT/ Shikojeni reagimin e Fergusonit në humbjen e Man Unitedit… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment