Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI PAZAR NË PORTUGALI/ Pasuesi i Alex Sandro kushton 35 milion euro

Juventusi nuk pushon kurrë. Klubi bardhezi vështron gjithmonë rrotull, në tentativën për të përmirësuar kontingjentin në dispozicion të trajnerit Massimiliano Allegri dhe për të mundur të gjejë zëvendësues në lartësinë e lamtumirave potenciale. Dhe një futbollist që mund të largohet nga Torino që në verën e ardhshme është pikërisht braziliani Alex Sandro, që pëlqehet gjithmonë shumë në Premier League. Në fakt, Manchester United, është në kërkim të një përforcimi në krahun e majtë dhe është e gatshme të avancojë me një ofertë të parezistueshme për bardhezinjtë.

Pikërisht për këtë arsye, Juventus po lëviz që tani për të gjetur një alternativë të rëndësishme për Alex Sandro. Bardhezinjtë duket se kanë identifikuar te mbrojtësi spanjoll i Benficës, Alejandro Grimaldo, një futbollist në gjendje për të mos u penduar për largimin e brazilianit. Në stadiumin Da Luz’, për të asistuar në sfidën e madhe mes Benficës dhe Porto, ishin drejtuesit e klubit torinez, që kanë promovuar me vota të plota anësorin, të cilin e konsiderojnë të denjë për të trashëguar krahun e majtë të lojës së jvuentus.

Grimaldo i datëlindjes 1995 ka një kontratë që skadon në vitin 2021, por Juventus mund të besojë te Jorge Mendes, menaxheri i mbrojtësit spanjoll që ka kuruar transferimin në Torino të Joao Cancelo dhe Cristiano Ronaldo. Vlerësimi nga ana tjetër nuk duket i papërballueshëm, duke konsideruar faktin që Benfica duket e gatshme të nisë tratativat për shitjen e lojtarit për oferta rreth 35 milionë euro. Produkt i akademisë së Barcelonës, spanjolli u ble nga klubi portugez në verën e vitit 2016 për shumën e 2 milionë euro. Me fanellën e Benfica, Grimaldo ka luajtur 76 ndeshje, duke realizuar 5 gola dhe koleksionuar 10 asiste.

Related posts

“AI ËSHTË NË MESIN E 4 LOJTARËVE MË…”/ Recoba e sulmon ashpër Barcelonën për trajtimin që po i bën Suarez

Delo.autor

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

GJERMANIA NË KAOS/ Low “injoron” Ligën e Kombeve: Po mendojmë për…

Isa.Autor

Leave a Comment