Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ Chelsea luan për “mrekullinë e shtatë” ndaj “shenjtorëve”

Duke qenë se Southampton dhe Chelsea kanë shënuar në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit përballë njëri-tjetrit, sfida mendohet të ketë dola edhe pse forma e momentit tregon se “blutë” janë favoritë. “Shenjtorët” vijnë në këtë ndeshje pas dy barazimesh dhe një humbje dhe padyshim nuk është momenti i duhur për t’u ndeshur me Chelsea që ka fituar të gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre.

Forma e Southampton në këtë sezon nuk ka qenë e mirë dhe ka fituar vetëm një ndeshje nga shtatë të luajtura. Faktikisht, Southampton ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi për kampionatin anglez. Edhe pse Southampton ka shënuar në 10 nga këto 14 ndeshje, vetëm tre herë ka shënuar më shumë se dy gola në shtëpi.

Nga ana tjetër, pas dy barazimesh radhazi, që i kanë kushtuar vendin e parë në renditje, Chelsea synon të rikthehet te fitorja. Të besuarit e Maurizio Sarri kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e luajtura jashtë fushe në këtë sezon, në të gjitha veprimtaritë dhe në tre prej tyre nuk kanë pësuar gol.

Danny Ings e ka nisur shumë mirë karrierën te Southampton me katër gola të shënuar në gjashtë ndeshje, ndërsa “arma” kryesore e Chelsea mban emrin e Eden Hazard, që ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Në shtatë pjesët e para të luajtura në këtë kampionat, Chelsea nuk ka qenë asnjëherë në disavantazh. Katër nga shtatë ndeshjet e Southampton në këtë sezon ka prodhuar 11 ose më shumë korne.

Chelsea ka qenë ekipi më “fair play” në këtë edicion të Premier League dhe ka marrë vetëm gjashtë kartonë të verdhë në shtatë ndeshjet e luajtura deri tani. Vetëm në një nga këto ndeshje, “blutë” kanë marrë dy kartonë të verdhë.

 

Related posts

E BUJSHME/ Postimet e Ronaldos në “Instagram” i shtojnë mijëra para në llogari për 2019 (FOTO)

Delo.autor

MINJ QË KUSHTOJNË 1 EURO/ Tifozët e Atletico përgatisin hakmarrjen ndaj Courtois

Sadik.Autor

FRIKË TEK BARCELONA/ Probleme në fushë për Agueron, transportohet menjëherë në spital. Ja gjendja e tij…

Delo.autor

Leave a Comment