Futboll Premier League Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Katastrofë në “Old Trafford”, tifozët kundër Mourinhos (VIDEO)

Manchester United është duke përjetuar një moment kaosi total, sepse tashmë është e qartë që askush nuk e merr vesh i pari të dytin dhe Jose Mourinho e ka humbur kontrollin e skuadrës. Vetëm 10 minuta, kaq i janë dashur Newcastle-it për të dërrmuar United, me golat e Kenedy e Muto në minutat 7 e 10.

Mbrojtja e “Djajve të Kuq” një katastrofë totale: në golin e parë Ayoze Perez bëri çfarë dëshironte në mbrojtjen kundërshtare dhe më pas pasoi te Kenedy, i cili mposhti De Gean me një trajektore të bukur.

Më pas, Yoshinori Muto shënoi golin e tij të parë me fanellën e Newcastle, duke dhuruar spektakël për faktin se mbrojtësit e United ishin si statuja dhe gjuajtja e japonezit e gjeti të papërgatitur De Gean, i cili reagoi shumë keq, duke mos e shmangur dot golin.

Tifozët e Newcastle këndojnë: “Do largohesh nesër në mëngjes”, ndërsa Mourinho tashmë dëgjon fishkëllima nga gjithë stadiumi.

Related posts

Fitorja ndaj Milanit në ‘San Siro’, ja nota e Berishës dhe të tjerëve (FOTO)

Q.Autor

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi Vardy është “kafshë”, Leicester zhbllokohet në Greqi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment