Formula 1 Sport

Raikkonen “pushton” Amerikën, Hamiton shtyn festën për në Meksikë

Kimmi Raikkonen ka fituar çmimin e madh të Amerikës duke mbajtur në lojë shokun e skuadrës Sebastian Vettel. Piloti finlandez ka bërë një garë fantastike duke lënë pas Verstappen në vendin e dytë dhe Hamilton. Ndërkohë Vettel e ka mbyllur garën në vendin e katërt.

Starti ishte i mrekullueshëm nga Kimmi Raikkonen, i cili merr pjesën e brendshme të pistës për të parakaluar Lewis Hamilton në kthesën e parë. Finlandezi i Ferrari-t merr kryesimin e garës por shoku i tij i skuadrës bën një tjetër aksident! Sebastian Vettel rrotullohet në tentativën për të kaluar Daniel Ricciardo-n dhe zbret në pozicionin e 15-të. Gjithsesi Vettel fillon të fitojë pozicione dhe shkon deri në vend të pestë. Kimmi vazhdon ta ruajë vendin e parë, por Hamilton është gjithmonë aty, i rrezikshëm dhe gati për të përfituar.

Gjatë garës, pozicionet e para ndërrohen shpesh në varësi të pit stopeve, në dhjetë xhirot e fundit Raikkonen ruan kryesimin ndërsa Hamilton zbret në vend të tretë, me Verstappen që katapultohet në vend të dytë. Gara është shumë e fortë, Vettel vazhdon të mbetet në vend të pestë dhe e ka shumë të vështirë të parakalojë Bottas. Dy xhiro përpara fundit Hamilton ka mundësinë më të mirë për të fituar kampionatin, por tregohet i paduruar dhe në fund e lënë në baltë gomat. Festa shtyhet për në Meksikë.

Related posts

ZYRTARE/ Renditi ekipin mes më të mirëve në kampionat, trajneri Juric do të ulet në stolin e skuadrës…

Delo.autor

Spanja në ankth, dëmtohet lojtari kryesor i ekipit

Sadik.Autor

Pas Bledar Devollit/ Një tjetër trajner SHKARKOHET në futbollin SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment